Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me aludimet për gjendjen e tij shëndetësore duke i mohuar ato. Sipas tij, vizita në Francë dhe Berlin ka qenë e lidhur me ngjarjet që po ndodhin në Shqipëri dhe jo me gjendjen personale shëndetësore.
“Ne do të flasim nesër më gjatë dhe më gjerë dhe kushdo është i mirëseardhur. Siç e shihni jam mirë dhe nuk jam në spital në Berlin. Njerëz jemi dhe edhe mund të sëmuremi. Kam qenë në Francë dhe në Berlin për punë dhe hallin e Shqipërisë dhe jo për shëndetin tim, por isha për të kërkuar ndihmë për hapjen e negociatave. Nuk ishte vizitë zyrtare, por një vizitë informale. E tërë kjo, ishte sajesë e kazanit të opozitës sonë rrugëhumbur”, tha ai.
Rama është shprehur se do të padisë në gjykatë personat që krijuan historinë e gjendjes së tij jo të mirë shëndetësore.
https://www.youtube.com/watch?v=Txn7Fl8UiRk