Flash

Stuhia godet Vlorën

Një stuhi e fortë ka përfshirë pasditen e sotme zonën e Lumit të Vlorës, duke goditur veçanërisht fshatin Vranis...

21:39

Hashim Thaçi komenton vrasjen barbare të 7-vjeçarit në Zvicër

Lapsi.al 22 March 2019
Hashim Thaçi komenton vrasjen barbare të 7-vjeçarit në

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka reaguar ndaj vrasjes së 7-vjeçarit në Zvicër. Përmes një postimi në faqen e tij të “Facebook”, Kreu i Shtetit shkruan se e gjithë Kosova dhe Zvicra do të luten për të.

“Vrasja makabre e shtatëvjeçarit në Bazel, ka tronditur gjithë opinionin në Kosovë dhe Zvicër. Në këto momente shumë të rënda, ndaj dhimbjen me familjen e Mërgimit. E gjitha Kosova dhe Zvicra do të luten për të”, shkruan Thaçi.

Kujtojmë që 7-vjeçari I. M nga Lipjani i Kosovës u vra nga një e moshuar 75-vjeçare në Zvicër, në momentin që ai po kthehej nga shkolla në shtëpi. Për 75-vjeçaren dyshohet se vuan nga probleme mendore.

Ende nuk dihet motivi i vrasjes makabre të djaloshit shqiptar në Bazel. Sipas mediave Zviceriane, aktualisht po bëhet ekzaminimi psikiatrik i saj.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI