Flash

Të rinjtë e PD me pankarta thumbuese për deputetët, hedhin shashka te Kuvendi

Lapsi.al 13 March 2019
Të rinjtë e PD me pankarta thumbuese për deputetët, hedhin

Të rinj të Partisë Demokratike janë mbledhur para godinës së Kuvendit me në duar pankarta thumbuese për deputetët e rinj që kanë marrë mandatin, duke aluduar se ata janë blerë me 300 mijë euro e sipër nga policia.

Pasi kanë ngjitur pankartat, raportohet se të rinjtë kanë hedhur edhe shashka para Parlamentit e më pas janë larguar.

Megjithëse nuk ishte paralajmëruar asnjë protestë nga ana e opozitës, policia e Tiranës ka marrë gjithë masat për të shmangur ndonjë incident të mundshëm, raporton Neës 24.

Është pothuajse i njëjti plan masash por me një numër më të ulët punonjësish policie. Janë gjithsej rreth 300 punonjës policie në ruajtje të Parlamentit, forcat “Shqiponja” dhe FNSH . Po ashtu raportohet të jetë formuar një kordon me punonjës rendi dhe atyre të Shqiponja-ve mes tyre, po ashtu ka edhe femra përgjatë gjithë rrethimit ku vërehet se të gjithë janë të pajisur me kundragaz. Nuk mungon as gardhi metalik në 2 anët e pedonales për të ruajtur hyrjen pa incidente të deputetëve. Pranë godinës së Parlamentit është vendosur Garda e Republikës. Në rrethimin e xhamisë së Namazgjasë janë pozicionuar FNSH, zjarrfikëset dhe autoambulancat. Në godinat e larta pranë Parlamentit janë forcat RENEA.

Të këshilluara

Durrës, shkrumbohet gjatë natës makina

Një makinë është shkrumbuar gjatë natës në qytetin e Durrësi. Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:00 në lagjen Nr.4, ku makina në pronësi të shtetasit Sh...

10:11

ARRSH: Akset ku nuk kalohet pa zinxhirë

Reshjet e borës që kanë vijuar edhe gjatë natës dhe temperaturat e ulëta e bëjnë problematik qarkullimin në disa akse të vendit. ARRSH bën apel për gjithë dr...

08:31

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI