Flash

“Ti ke vilë në Surrel...”/ Nervozohet Rama: Mos më trego mua varfanjakët!!!

Lapsi.al 12 March 2019
“Ti ke vilë në Surrel...”/ Nervozohet Rama: Mos më

Deklarata e fundit e Edi Ramës se “një ditë të gjithë do ta kujtojnë dhe do ta kërkojnë” ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale. Kreu i qeverisë doli në ERTV për të komentuar atë që ndodhi të hënën pranë shkollës “Petro Nini” në Tiranë kur përmbarimi shkoi të prishte një banesë. Por njëri nga komentuesit i kujtoi vilën e Surreslit dhe kaq ka mjaftuar që Rama të mos përmbahet. Më poshtë një pjesë e replikave.

Debati online

Miha Miha: Për vete ti je në rregull , vilën e ke në Surrel , çfarë po ta "ni" për ato varfanjakët!

Edi Rama: Une ne Surrel kam nje shtepi si qindramijera shqiptare, madje e kam nje kat se rreth e rrotull i kam komshinjte autoktone a te ardhur dhe askush s'e ka shtepine nje kat? Sa per sa ma "ni" mue per varfanjaket, ate s'e di ti po e di vete une dhe se bej qe te ta tregoj ty, po ti kur te kesh ndihmuar ti te pakten nje varfanjak me aq sa ke mundesi, atehere flasim edhe per kete!

Anna Anita: Shikoje europen vec ne tv se kurre sdo hyshe ne te Po te vdes populli per buke.

Edi Rama: Ah e shkreta qe e ke vemendjen tek populli aq sa po i'a qan edhe hallin, nderkohe qe mendjen aha, e paske in tramonto a Venezia?

Gentian Mahmutaj: Leri fukarenj kap ata qe zdin ca kan e futi brenda si lulin ashtu dhe moniken.

Edi Rama: Ja urdhero! Fol sa te duash, kur njeriu nuk do te degjoje vazhdon flet pa lidhje.

Ela Malka: Pse duhet tja mar pronen me dhun o Rama,ku esht mbeshtetja eshtetit aty,kur ata plerat shqyenin deren dhe policia ndalonte familjaret te hynin ne banesen e vet,Rama boll fjal por vepra.

Edi Rama: E para ishte FJALA. FJALA ishte ZOTI. ZOTI ishte FJALA. Keshtu fillon nje liber i shenjte qe quhet Bibel! Tani nese ty fjalet nga nje vesh te hyjne dhe nga nje vesh te dalin, kjo nuk eshte me ceshtja ime dhe e vetmja gje qe une mund te te them, eshte ta degjosh edhe njehere ate qe kam thene! Fjalia "boll fjal" kur tjetri njerezisht te shpjegon me fjale, se me gishta nuk shpjegohen gjerat, eshte fyese edhe pse ti nuk deshe te me fyesh natyrisht!

Asani Haqifer: Une sdi gje por te jetosh 20 vite e te diles ne ruge plus invalide po strehoj dikund ju ben nje shpi jo plat 3 dhoma aq e keni mundesine.

Edi Rama: Natyrisht ti s'di gje se po te dije nuk do flisje pa lidhje.

Deliu Nyshi: Shko kap ato qe bejne Kate mbi Kate jo ato qe paskan bere shtese....Keni fytyre edhe flisni.

Edi Rama: Me fal po s'paske marre vesh asgje sepse s'ka asnje lidhje shtesa me ceshtjen ne fjale, po keshtu eshte kur e ke mendjen te fyesh tjetrin e jo te kuptosh ate qe te thote!

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI