Flash

Trump: Në buxhetin e vitit 2020 përfshihet dhe ndërtimi i murit me Meksikën

Lapsi.al 9 March 2019
Trump: Në buxhetin e vitit 2020 përfshihet dhe ndërtimi i murit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump do të bëjë një kërkesë të veçantë në prag të miratimit të buxhetit për financimin e ndërtimit të murit me Meksikën si dhe për financimin e zhvillimit të Forcës Hapësinore, si degë e re e ushtrisë, deklaruan zyrtarë nga administrata.

Zyrtarët deklaruan se plani i presidentit për buxhetin premton balancim brenda 15 vjetësh.

Trump do të kërkojë 750 miliardë për mbrojtje, një shtytje për ushtrinë, duke shkurtuar shpenzimet e tjera për 5 përqind, tha zyrtari në kushte anonimiteti, para publikimit të dokumentit, raporton AP.

Buxheti zakonisht shihet si plan për prioritetet e Shtëpisë së Bardhë. Buxheti për vitin fiskal 2020, do të rris kërkesat për disa agjenci dhe do të bëjë shkurtime në disa tjera për t’u dhënë hapësirë prioriteteve.

Çështja e murit me Meksikën dhe kërkesa për financim nga Kongresi kishte shkaktuar mbylljen e Qeverisë amerikane. Mbyllja 35-ditëshe e Qeverisë, ka qenë më e gjata në historinë e SHBA-së dhe ka bërë që qindra-mijëra punonjës federalë të mos marrin pagat, raporton REL.

Të këshilluara

S'ka pranverë, nga hëna nisin stuhitë

Ditët e para të muajit mars kanë qënë me diell dhe të ngrohta, por moti do të ndryshojë. Drejtoria e Metrologjisë bën me dije se në datat 12 dhe 13 mars do të k...

14:37

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI