Kryeministri Edi Rama në kuadër të turit "Bashkia që duam" është duke zhvilluar një takim me qytetarët e Fierit, ku pak më tutje sheshit ku ai po mban fjalim, disa protestues kërkojnë largimin e tij, nën moton “Rama ik”.
Rama ka thënë se ata që protestojnë janë 100 petritat e Berishës që përfaqësojnë dëshpërimin e tij dhe se janë në kthesë e në kthesë kanë për të mbetur.
"100 petritat e Saliut atje tek kthesa, përfaqësojnë dëshpërimin e madh të Saliut dhe çetës së tij. Ata në kthesë janë, në kthesë do mbeten dhe kthesën nuk kanë për ta marrë dot.”
Kë duan të bëjnë për budallenj këta, se mirë kur duan të vijnë në Tiranë mbyllin bashkitë. I fusin në autobusa dhe bashkë me ata që i janë mbyllur lojrat e fatit."