Sërish protesta dhe përplasje mes policisë dhe protestuesve në qytetin e Fierit ku ndodhet dhe kryeministri Edi Rama.
Opozita po organizon protestën nën moton: Rama ik! ndërkohë 50 metra më tutje Rama pritet të nisë takimin "Bashkia që duam"
Në një moment një polic u godit me gurë teksa po përpiqej të ndalohej turma e protestuesve të bënte më tej.
"Policia po provokon protestuesit, kjo është e turpshme. Efektivët e policisë janë futur mes protestuesve, nuk duam konflikt me vëllezërit tanë. "Nuk ka pë ta gjetur gjë. Nuk do shkojmë aty ku është Rama", tha Luan Baçi, kryetari i PD Fier.
[video width="1920" height="1080" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2019/03/20190309_112907.mp4"][/video]