Flash

Vuçiç: Platforma e Prishtinës për dialog me ne,”fund i dialogut”

Lapsi.al 9 March 2019
Vuçiç: Platforma e Prishtinës për dialog me

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se Serbia nuk do të pajtohet me ultimatumin që Prishtina dhe mentorët e saj perëndimorë vendosën përmes platformës për dialogun (e miratuar të enjten nga Kuvendi i Kosovës).

“Bashkimi Evropian më ka mashtruar pasi kishte premtuar se ajo platformë as nuk do të jetë në rend dite të Kuvendit të Kosovës”, tha Vuçiç gjatë një tubimi në Mitrovicën e Sremit, duke shtuar se Kosova dhe partnerët e saj duan të shkatërrojnë Serbinë.

Kundër platformës së Kosovës për bisedime me Serbinë ka folur të premten edhe kryeministrja serbe, Ana Brnabiç. Ajo tha se miratimi i kësaj platforme nga ana e Prishtinës është goditja e fundit që i bëhet dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Më herët Bashkimi Evropian vlerësoi se platforma për bisedime me Serbinë e miratuar nga Kuvendi i Kosovës paraqet “pozicionin vetëm të njërës palë”. “Bashkimi Evropian, si ndërmjetës, nuk i komenton pozicionet individuale të palëve në dialog, por është më se e qartë se vetëm përmes dialogut mund të arrihet një marrëveshje përfundimtare”, ka thënë zëdhënësja e BE-së, Maja Kocijançiç.

Autoritetet qeverisëse në Kosovë, pa dy partitë më të mëdha opozitare,kanë hartuar platformë dhe kanë miratuar Ligjin për dialogun, ndërkohë që nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian u bëhet e qartë se vazhdimi i dialogut ndërlidhet me pezullimin e tarifës doganore që u është vendosur importeve nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina.

Të këshilluara

Tiranë, aksident i frikshëm në Bllok (FOTO)

Mëngjesin e sotëm në qëndër të Tiranës, dy makina janë përplasur keq me njëra –tjetrën. Aksidenti ndodhi në orën 6:20, kur rruga ishte thuajse bosh, nga një ‘Go...

09:11

Kullat që po ngrenë kokë në Tiranë

Një sërë projektesh janë për ndërtim në kryeqytetin e vendit, kryesisht godina të larta polifunksionale, ku në katet e para pritet të ndërtohen qendra tregtare....

09:01

Shkarkohet drejtori i Policisë Vlorë

Shkarkohet Drejtori i Policisë së Vlorës, Gentjan Shehaj. Në vend të tij është emëruar Artion Duka. Shehaj ka që qënë Drejtori i Policisë në Dibër, emëruar në v...

08:58

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI