Flash

A qëndron Rusia pas protestave të opozitës? Basha: Ju them cila është e vërteta!

Lapsi.al 8 March 2019
A qëndron Rusia pas protestave të opozitës? Basha: Ju them cila

“Unë nuk dua të hamendësoj për gjëra për të cilat nuk kemi fakte. Është e qartë, jo të gjithë e duan Shqipërinë në Europë dhe nuk është një sekret që Rusia nuk e pëlqen Europën e madhe. Dhe kur janë të tilla situata, ata me kënaqësi mund t’i japin një dorë. Kjo nuk do të ishte aspak surprizë”.

Janë fjalët të kryeministrit Edi Rama në emisionin “Porta a porta” në RAI1 pak ditë më parë. Kreu i qeverisë la të kuptonte se protestat në Shqipëri mund të jenë të shtyra nga Moska. Kësaj teorie i kanë fryrë më pas edhe nivelet më të ulëta në qeveri dhe portalet pranë mazhorancës.

I pyetur në emisionin “Zonë e lirë” për këtë teori, kreu i opozitës Lulzim Basha tha se ishte një marrëzi e qeverisë.

“Kjo po që është për humor. Kjo pjesë e propagandës të kujton propagandën e Enverit. Se të rinjtë ndoshta s’e mbajnë mend. Në fund fare, kur nuk ecte asgjë tjetër, shpikej armiku i jashtëm që mbështeste kundërshtarin e brendshëm. Dhe në këtë rast, ata që e kanë shpikur këtë, më duket edhe se janë të kohës së Enverit.

Sa i përket Lulzim Bashës, sa më përket mua, unë jam politikani më proevropian, më evropian në radhë të parë, që ka sot Shqipëria. Ndoshta nesër vjen dikush tjetër më evropian se unë, por deri më sot, politikan më evropian se unë nuk ka. Ndërsa Edi Rama është ai që pret oligarkët rusë në zyrë, i ka pritur prapë Gunvorin, naftën e Shqipërisë jua ka dhënë sot rusëve.

Putini, investim më të mirë se tek Edi Rama nuk ka. Naftën e merr me Gunvorin, sistemin demokratik e ka shkatërruar, me një stil të ngjashëm, dhe agjendën rajonale për ndarjen e Kosovës, Vuçiç e Rama e bëjnë fare mirë, kështu që nuk ka fare nevojë të investohet në asnjë faktor tjetër politik. Dhe padyshim, nuk ka nevojë të investohet tek Lulzim Basha, i cili njihet botërisht për pikëpamjet e tij evropiane dhe atlantiste.” – tha Basha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI