Flash

A i mungon Partia Socialiste? Arta Dade: Duhet një alternativë tjetër

Lapsi.al 8 March 2019
A i mungon Partia Socialiste? Arta Dade: Duhet një alternativë

Arta Dade është një nga figurat më të njohura femra të politikës shqiptare. Si ish-deputete dhe ish-ministre e Jashtme, ajo ka treguar se i mungon Partia Socialiste.

Megjithatë, e ftuar në emisionin “Mbrëmje Ide” në ABC Neës, ajo ka theksuar se dëshiron ta shikojë partinë si demokratike, por shpesh edhe ka menduar se ndoshta është koha për të pasur një alternativë të re.

“Të them që nuk më mungon, ndoshta nuk do isha e sinqertë. Më mungon, por jam munduar t’i shoh gjërat më pak e distancuar.

Me miq të mi në parti më ka befasuar një grua nga Krutja. I shoqi i sa ka qenë kryetar i komunës, aktivist i PS, dhe më ka befasuar dhe fliste me kaq nostalgji për vitet ‘96-‘97.

Të them të drejtën dhe jam prekur. Jam e lumtur, nuk më pengon asnjëri, iu kam lënë vend vetes për të vajtur dhe për të ndarë një gëzim, apo për të kaluar një drekë të të këndshme, por në mënyrë të veçantë zonjat dhe do mbeten të pashlyeshme kujtimet e periudhave elektorale.

Partinë Socialiste dua ta shikoj realisht si një parti demokratike, por shpesh them mos ndoshta duhet nga e para ose ndoshta duhet një alternativë tjetër sepse dikush ka drejtuar me dorë të fortë dhe që ndoshta nuk është më e njëjta parti. Do dëshiroja të evoluohej në krahun pozitiv" - tha Dade.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI