Flash

Ndahet nga jeta zyrtari i lartë i Policisë së Shtetit

Lapsi.al 9 March 2019
Ndahet nga jeta zyrtari i lartë i Policisë së Shtetit

Ndahet papritur nga jeta Zv.Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, Z. Agim Hysi.

Lajmin e ka bërë publik vetë institucioni në faqen zyrtare në “Facebook”, ku shkruan se Hysi është ndarë nga jeta në moshën 61-vjeçare pas një ataku kardiak.

Z. Hysi ka mbajtur postin e Zv. Drejtorit të SHÇBA prej vitit 2017. Ai ka pasur një karrierë të gjatë e të spikatur në jurisprudencë, si Gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë dhe Gjirokastër si edhe Avokat.

Në vitin 2016 Hysi ka qenë i angazhuar si ekspert për vlerësimin e legjislacionit në kuadrin e Reformës në Drejtësi, ndërsa në vitin 2017 është angazhuar si ekspert për vlerësimin e ndryshimeve në Kodin e Procedurës Penale dhe Kodin e Procedurës Civile – Komiteti Helsinkit.

Homazhet zhvillohen sot nga ora 12:00 -14:00 tek Funeral ALBA, pranë shkollës “8 Marsi”, mbi kryqëzimin e Selvisë. Ceremonia e varrimit bëhet në varrezat e Sharrës në orën 14:00.

Të këshilluara

Tiranë, aksident i frikshëm në Bllok (FOTO)

Mëngjesin e sotëm në qëndër të Tiranës, dy makina janë përplasur keq me njëra –tjetrën. Aksidenti ndodhi në orën 6:20, kur rruga ishte thuajse bosh, nga një ‘Go...

09:11

Kullat që po ngrenë kokë në Tiranë

Një sërë projektesh janë për ndërtim në kryeqytetin e vendit, kryesisht godina të larta polifunksionale, ku në katet e para pritet të ndërtohen qendra tregtare....

09:01

Shkarkohet drejtori i Policisë Vlorë

Shkarkohet Drejtori i Policisë së Vlorës, Gentjan Shehaj. Në vend të tij është emëruar Artion Duka. Shehaj ka që qënë Drejtori i Policisë në Dibër, emëruar në v...

08:58

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI