Flash

Arrestohet boksieri, pjesë e grupit kriminal 'Bajri'

Lapsi.al 9 March 2019
Arrestohet boksieri, pjesë e grupit kriminal 'Bajri'

Një tjetër person i shpallur në kërkim si pjesë e grupit kriminal "Bajri" me aktivitet të shtuar kriminal në Shkodër është arrestuar mëngjesin e sotëm informon policia e Tiranës.

Gazetari i Ora News Besar Bajraktaraj informon se i arrestuari eshte Nelson Hysa, boksier i Vllaznisë ndërkohë policia identifikoi vetëm inicialet.

N. H., 35 vjeç , lindur dhe banues në Shkodër, ishte person i shpallur në kërkim në shtator 2018, gjatë operacionit "OAZ", si i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Organizata kriminale, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”, “Paracaktimi i rezultateve në garat sportive, e kryer në bashkëpunim”, për qëllime të fitimit pasuror.

Ndaj tij Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Renda Tiranë, kishte caktuar masën e sigurise “Arrest ne Burg”.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI