Flash

Kreu i PD në Gramsh gjobitet si taksist

Lapsi.al 9 March 2019
Kreu i PD në Gramsh gjobitet si taksist

Kreu i PD-së në Gramsh, Kodhel Çala, ka marrë një gjobë të pazakontë.

Marrja në makinën personale të 4 miqve të tij, përfaqësues të tjerë të Partisë Demokratike në Gramsh dhe udhëtimi drejt Tiranës më 5 mars, i ka kushtuar një gjobë të majme dhe daljen në komision. Ai është ndalur nga policia në aksin rrugor Elbasan-Cërrik. Më pas i është vendosur gjobë nga polici rrugor me arsyetimin se punonte si taksist në të ilegalisht. Në një prononcim ndaj gazetarit Shkëlzen Henkoja, Çala i cili e ka paguar gjobën thotë se kjo është haptas presion për qytetarët që të mos dalin në protestë. “Në 5 mars isha nisur për protestë në Tiranë. Kisha në makinën time nënkryetarin e degës, një anëtar të Kryesisë dhe 2 sekretarë seksionesh. Papritur më ndalon patrulla e policisë, në afërsi të Cërrikut. E ndaloj makinën dhe më kërkojnë dokumentet. Ia dhashë. Pasi i verifikoi dhe ishin në rregull, erdhi tek dera polici dhe më tha dil dhe hap bagazhin. Vajta e hapa. E kontrolluan bagazhin nga të gjitha anët, s’kishte gjë për të dyshuar, e mbylla, polici u largua dhe diç po shkruante. Unë u afrova dhe i thashë a mund ta di çfarë po shkruani se duhet të më sqaroni. Tha për ju kemi të dhëna që punoni taksist dhe do shkoni në komision. U çudita, qesha me vete, e morën vesh dhe ata që kisha në makinë dhe i thashë unë nuk punoj taksi. Unë jam filani, siç e pe tek dokumentet, dokumentet janë të rregullta, unë nuk punoj taksi. Unë po iki për protestë. Jo ne kemi të dhëna që ju punoni taksi dhe siç e shikoni unë kam dalë në komision, kam paguar tashmë edhe gjobën. Por çka më bëri përshtypje, ishte se polici kishte një indicie, me sa kuptova”, tregoi Çala. Ai shpjegoi më tej se në të njëjtën ditë kishte plot makina që udhëtonin drejt Tiranës edhe për protestë dhe askush nuk i ndaloi, përveç makinës së tij, duke e konsideruar të urdhëruar policin që vendosi gjobën dhe heqjen e patentës. “Këtë makinë e përdor vetëm unë. Këtu e 15 vjet që e kam blerë. Unë e kuptova shumë mirë në fakt. Polici kishte marrë një indicie për të trembur protestuesit se shih çfarë bëhet me kryetarin e opozitës në Gramsh, pale me popullin çfarë mund të bëjnë. Pro ta kenë të qartë se nuk e ndalin dot askënd që të shkojë në protestë. Në protestë vijnë edhe shumë socialistë. Edhe gjoba le të na vënë, edhe patentën të na heqin, ne do ikim edhe në këmbë sepse popullit i ka vajtur në majë të hundës”, tha Çala. Kreu i PD Gramsh deklaroi se të gjithë janë çuditur, përfshirë dhe komisionin. “Të gjithë janë çuditur por edhe ndërkohë janë revoltuar se si është e mundur të arrihet deri këtu. Dhe kjo është thjesht për të ndalur protestat mbarëpopullore por duhet ta dinë mirë qeveria në qendër dhe lokale se zëmëratën e popullit nuk mund ta ndalin më. Unë kam shkuar direkt tek komisioni. Mund të them fjalët më të mira për ata të komisionit dhe ata ngritën supet. ‘Ç’ështe kjo thanë, kjo është ashiqare, është skandal’, kam shumë respekt për ata. Ata thanë nga ta rrotulloni, deri tek minimalja, s’kemi çfarë të bëjmë më tepër”, përfundoi Çala.  

Të këshilluara

S'ka pranverë, nga hëna nisin stuhitë

Ditët e para të muajit mars kanë qënë me diell dhe të ngrohta, por moti do të ndryshojë. Drejtoria e Metrologjisë bën me dije se në datat 12 dhe 13 mars do të k...

14:37

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI