Ditën e sotme është gjetur 12-vjeçarja, e cila u denoncua e zhdukur nga nëna e saj gjatë ditës së djeshme, në qytetin bregdetar të Durrësit.
Mësohet se vajza, nxënëse në klasën e pestë nuk është kthyer në shtëpi prej ditës së djeshme, ndërsa është gjetur sot nga policia tek Pallati i Sportit në Durrës në gjendje të mirë shëndetësore.
Vajza pritet të merret në pyetje në praninë e psikologut për të zbardhur arsyet e largimit nga banesa.
Prindërit e kishin bërë denoncim në polici dhe kanë deklaruar se nuk kanë konflikte me persona të tjerë.
