Flash

Nisin votimet në Tuz, mundësi historike për shqiptarët

Lapsi.al 3 March 2019
Nisin votimet në Tuz, mundësi historike për shqiptarët

Kanë nisur votimet në Tuz, ku banorët e komunës me shumicë të popullsisë shqiptare po votojnë për kryetarin e ri.

Pikat e votimit janë hapur që në orën 7:00, në ato që mund të quhen zgjedhjet e para vendore që kur qyteza mori statusin e Komunës, pasi më parë ka qenë pjesë e Podgoricës.

Kryetari i Komunës zgjidhet me shumicë të thjeshtë nga Këshilli Komunal njohur si Parlamenti i Tuzit, që në total ka 32 anëtarë.

Partitë shqiptare marrin pjesë të bashkuara në zgjedhje në siglën ‘Forumi shqiptar’ dhe me sloganin ‘Malësia na bashkon’. Në të marrin pjesë Alternativa Shqiptare, Aleanca Demokratike dhe Unioni Demokratik i Shqiptarëve.

Në anën tjetër, Partia Demokratike e Socialistëve, e Presidentit Milo Gjukanovic, garon më vete, ndërsa kandidatë kanë paraqitur edhe Partia Socialiste Popullore, Demokratët dhe Social Demokratët.

Pikat e votimit do të qëndrojnë të hapura deri në orën 20:00.

Zgjedhjet në Tuz zhvillohen në një atmosferë jo shumë të qetë në Malin e Zi, pasi një ditë më parë, mijëra vetë protestuan në Podgoricë kundër Presidentit Gjukanovic, madje duke i bërë thirrje që të japë dorëheqjen deri më 15 mars.

Të këshilluara

Korrupsioni, 6 oficerë policie në pranga

6 oficerë policie janë vënë në pranga. Arrestimet janë bërë gjatë natës dhe mëngjesin e sotëm në Portin e Durrësit. Burimet thanë se Shërbimi i Çështjeve ...

10:10

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI