Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Berisha i vendos ultimatum Ramës: Ke kohë deri në darkë që të japësh dorëheqjen

Lapsi.al 16 February 2019
Berisha i vendos ultimatum Ramës: Ke kohë deri në darkë
Ish-kryeministri Sali Berisha nga protesta e opozitës në Tiranë, i ka kërkuar Edi Ramës që të japë dorëheqjen. Madje ai ka vendosur dhe një afat për këtë, duke u shprehur se kryeministri Rama ka afat deri në darkë. "Rama ka afat deri në darkë.  Uroj që gjer në darkë të japë dorëheqjen. Të mos harrojë që kanë dhe datën e zvarritjes dhe kur vjen puna shqiptarët dinë të zvarrisin. E ka në dorë të vet..

 Mos harro sepse duhet të jesh skllav i të gjitha veseve që të mos japësh sot dorëheqjen para këtij cunami të paparë.

Dhuna ishte skenar kryekëput i Edi Ramës. Ishte skenar se policia hapi kordonin. Kush i hodhi bombat me gaz.. Sot firmosën historinë. Fundin e kakistokracisë. Edi Ramës i them se më 20 shkurt Ramiz Alia të mori me pizhama e të çojë në Zall Herr, por tani nuk ka kush të çon në bunker por jep dorëheqjen për të mos pasur fatin e Enver Hoxhës. Protesta nuk ka mbaruar misionin e saj. Do ta shikoni. Çadra ishte lule. Thirrja ime për policinë është bashkohuni me popullin. Mos mbroni mbatharakun bashkohuni me qytetarët që kanë idealet më të larta”, tha Berisha.  

Të këshilluara

Del tym mbi godinën e Kryeministrisë (VIDEO)

Situata vijon të jetë e tensionuar përballë Kryeministrisë. Protestuesit herë pas here tentojnë të thyejnë derën dhe të hyjnë brenda. Ndërkohë policia nga tarra...

13:45

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Me sytë katër

PAPARAZZI