Flash

Rrokada e drejtorëve të Ramës, prezantohet kreu i ri i AKU-së

Lapsi.al 7 February 2019
Rrokada e drejtorëve të Ramës, prezantohet kreu i ri i

Agron Hetoja ka marrë sot zyrtarisht detyrën e drejtorit të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit. Në ceremoninë e organizuar me këtë rast merrte pjesë ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi dhe ish-drejtori Agim Ismaili.

Gjatë fjalës së tij ministri Çuçi vlerësoi punën e bërë deri më tani nga ish-drejtori Ismaili dhe kërkoi prej pasardhësit të tij të vijohet me vendosmërinë për rritjen e sigurisë ushqimore në vend. Ministri përmendi gjithashtu partneritetin e ri me Bashkimin Europian në fushën e sigurisë ushqimore, projekt që u prezantua një ditë më parë dhe ku AKU-ja do të ketë rol deçiziv në transformimin rrënjësor që synohet t’i bëhet kontrollit të të gjitha hallkave të zinxhirit ushqimor në Shqipëri.

Agim Ismaili u emërua drejtor i përgjithshëm i Burgjeve pas shkarkimit të Stefan Çipës, ndërsa Egron Hetoja vjen në krye të AKU-së pas shkarkimit nga KESH.

 

Të këshilluara

Zjarr i madh pranë Bashkisë Tiranë (FOTO)

Një zjarr i madh ka rënë në zonën përreth Bashkisë Tiranë. Për momentin nuk dihet me saktësi se cfarë po digjet. Forcat zjarrfikëse janë duke shkuar në vendin e...

16:43

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI