Flash

KLGJ vendos ngritjen e Komisionit të vlerësimit profesional të gjyqtarëve

Lapsi.al 7 February 2019
KLGJ vendos ngritjen e Komisionit të vlerësimit profesional të

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka vendosur ngritjen e Komisionit të Përkohshëm për Vlerësimin Etik dhe Profesional në Kuadër të Procesit të Rivlerësimit Kalimtar të Gjyqtarëve”, në të cilën përcaktohen rregulla të hollësishme për mirëfunksionimin e këtij procesi.

Gjatë mbledhjes së sotme (7 shkurt), KLGJ, ka diskutuar dhe miratuar disa vendime të cilat përcaktojnë rregulla të detajuara në kuadër të mirëfunksionimit të sistemit gjyqësor në vend.

Më konkretisht, Këshilli miratoi rregulloren “Për kriteret dhe procedurën e funksionimit të skemës së delegimit të gjyqtarit”, dhe rregulloren “Për kriteret dhe procedurën e transferimit të përkohshëm të gjyqtarit”, duke i dhënë zgjidhje në këtë mënyrë problematikave të konstatuara në gjykata.

Në përfundim Këshilli miratoi vendimin mbi dhënien e informacionit periodik nga kryetarët e gjykatave për gjithë veprimtarinë gjyqësore të tyre.

Të këshilluara

Zjarr i madh pranë Bashkisë Tiranë (FOTO)

Një zjarr i madh ka rënë në zonën përreth Bashkisë Tiranë. Për momentin nuk dihet me saktësi se cfarë po digjet. Forcat zjarrfikëse janë duke shkuar në vendin e...

16:43

Tiranë, aksident në 'Kinostudio'

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në zonën e ish-Kinostudios në Tiranë, ku një autobus me targa AA 672PK është përplasur me një makinë tip ...

15:24

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI