Flash

Pedagogja e FHF-së: Një nga patrullat e rrethuar nga bojkotuesit raportoi në radio se bëhet mësim

Lapsi.al 7 February 2019
Pedagogja e FHF-së: Një nga patrullat e rrethuar nga bojkotuesit

Ditën e sotme, pranë fakultetit Histori-Filologji kanë shkuar dhe forca të policisë, të cilat kanë tërhequr vëmendjen e studentëve dhe pedagogëve bojkotues, mbi të gjitha pasi një gjë e tillë është e ndaluar ligjërisht.

Profesoresha e Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit, Raimonda Nelku, ka treguar në rrjetet sociale se brenda 20 minutash janë paraqitur 2 patrulla. Njëra prej tyre, ndonëse e rrethuar nga studentë e pedagogë bojkotues, ka njoftuar përmes radios se bëhej mësim.

"Policia e shtetit, ne vend qe te kujdeset per rendin dhe te merret me kriminelet, patrullon sot ne fakultetin Histori Filologji. 2 patrulla brenda 20 min. Madje njera nga patrullat raportoi ne radio i rrethuar nga bojkotuesit se ketu behet mesim. Sa keq, ne vend qe te ndjekin krimin , mbajn ne mbikqyrje student e pedagog qe jane aty ne te drejten e tyre, a thua se per kete paguhen nga taksapaguesit e vendit", shkruan pedagogja Nelku.

Të këshilluara

Zjarr i madh pranë Bashkisë Tiranë (FOTO)

Një zjarr i madh ka rënë në zonën përreth Bashkisë Tiranë. Për momentin nuk dihet me saktësi se cfarë po digjet. Forcat zjarrfikëse janë duke shkuar në vendin e...

16:43

Tiranë, aksident në 'Kinostudio'

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në zonën e ish-Kinostudios në Tiranë, ku një autobus me targa AA 672PK është përplasur me një makinë tip ...

15:24

Bie zjarri në banesat sociale në Tiranë

Përfshihet nga flakët mesditën e sotme një apartament në banesat sociale në Shkozë. Zjarri ka shpërthyer në kuzhinën e apartamentit në katin e tretë, por ende n...

13:10

ide

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI