Flash

Dalin FOTOT/ “Lasgushin” e morën turqit, Erdogan u hakmor me Ramën

Lapsi.al 7 February 2019
Dalin FOTOT/ “Lasgushin” e morën turqit, Erdogan u hakmor me

Lajmi për lindjen e Air Albania në Shqipëri entuziazmoi shumë njerëz për shkak se çmimet e fluturimeve nga aeroporti i Rinasit janë shumë të kripura. Kompania do të ngrihej me ndihmën e Turkish Airlines. Një Airbus 319 mbërriti me shumë bujë në Shqipëri i cili u pagëzua me emrin “Lasgushi”.

Por këto foto të Airport Haber, një portal turk i specializuar për avionët dhe aeroportet, tregojnë “Lasgushin” e parkuar në Stamboll. Mediat shkruajnë se fati i kompanisë Air Albania është vënë plotësisht në dyshim. Në fakt ky portal turk pati paralajmëruar se kompania Air Albania nuk do e ketë jetën e gjatë, pasi mund të jetë një dështim i Turkish Airlines si me Air Bosna.

Turkish Airlines do investonte 30 milionë dollarë në Air Albania. Por përse u tërhoqën ata? Agjencia “Independent Balkan News Agency” hedh dyshime se vendimi është marrë nga presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan.

“Mediat turke thonë se Erdogan po hakmerret ndaj qeverisë së Ramës, duke u tërhequr nga Air Albania dhe Aeroporti i Vlorës,” - shkruan IBNA.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

“Deutsche Welle”: Çfarë fshihet pas protestave në Shqipëri?

Për javë të tëra, imazhet e turmave të shqiptarëve që protestojnë në rrugë janë përhapur në të gjithë botën. Protestuesit thonë se po luftojnë për demokraci. Kryeministri Edi Rama këmbëngul se lëvizja është pjesë e një lufte hibride.

20:55

Me sytë katër

PAPARAZZI