Flash

Reagon PD pas konfirmimit të Donika Prelës: Drejtësia ka vdekur, prokuroria në duart e Ramës

Lapsi.al 5 February 2019
Reagon PD pas konfirmimit të Donika Prelës: Drejtësia ka vdekur,

Pas konfirmimit sot në detyrë të drejtueses së Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela, nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka ardhur edhe një reagim nga Partia Demokratike.

Në një konferencë për mediat nga selia blu, deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj deklaroi se me kalimin e vetingut nga Prela, reforma në drejtësi ka vdekur.

Alibeaj ritheksoi se Donika Prela është një vegël në duart e Edi Ramës. Ajo i duhet kryeministrit për ta mbrojtur atë nga drejtësia dhe për të mbyllur dosjet e ish- ministrit të Brendshëm Saimir Tahirit, Vangjush Dakos dhe Damian Gjiknurit.

Lexo më tej nga Lapsi.al: 

Skandali/ Donika Prela njollos Vettingun, duke u pastruar politikisht 

Deklarata: 

Kush ka patur edhe fijen më të vogël të besimit se organet e vetingut do të përjashtonin nga sistemi i dejtësisë prokurorët dhe gjyqtarët e korruptuar e të lidhur me krimin, sot është bindur se vetingu funksionon si një vegël politike në duart e Edi Ramës. Vendimi për mbajtjen në sistemin e drejtësisë të Donika Prelës është konfirmimi se reforma në drejtësi ka dështuar dhe se për të mbrojtur edi Ramën nga drejtësia e vërtetë përbuzet dhe poshtërohet edhe Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit.

Vëzhguesit ndërkombëtarë gjetën se Donika Prela, brenda një kohe të shkurtër, ka shitur prona me çmim 4 herë më të lartë sesa I ka blerë, duke vënë në dukje se me të ardhurat e deklaruara nuk justifikohej as blerja lirë e disa apartamenteve. Vezhguesit Ndërkombëtarë gjetën se bashkëshorti i Donika Prelës ka fshehur të ardhurat, ka punuar në të zezë, duke mos paguar taksat për shumë vjet, duke mashtruar shtetin shqiptar, me dyshimin e fortë të pastrimit të parave nga korrupsioni. Komisioni i vetingut, ndryshe nga rastet e tjera identike me të Donika Prelës, nuk i hetoi këto fakte, por mbajti në sistemin e drejtësisë një prokurore shërbëtore të Edi Ramës, me pasuri te pajustifikuara dhe qe i ka sherbyer krimit, nga Emiljano Shullazi tek banda e Avdylajve dhe deri tek shkaterrimi i dosjes se Saimir Tahirit.

Vendimi për Donika Prelën është marrë në konflikt të pastër interesi dhe në shkelje të plotë të ligjit, pasi nga verifikimi i kamerave të sigurisë të prokurorisë së krimeve të rënda, Komisioni i Vetingut do të kishte zbuluar se Donika Prela është takuar rregullisht me anëtaren e trupit të saj gjykues, Valbona Sanxhaktari në periudhën nëntor dhjetor. Mbajtja e Donika Prelës është rasti tipik kur drejtësia është e kapur nga krimi dhe politika në shërbim të tij.

Partia Demokratike ka denoncuar faktin se me firmën e Donika Prelës, si drejtuese e prokurorisë së Durrësit, është liruar nga burgu drejtuesi I bandës së Avdyljave, Astrit Avdyli, në makinë e të cilit u gjet një armë pa leje janarin e vitit që shkoi. Shërbimi kriminal që Donika Prela ka kryer për bandën që blinte vota për llogari të Edi Ramës në qarkun e Durrësit gjendet në dosjen 339, si pjesë e përgjimeve të bandës së Avdylajve.

Mbajtja e Donika Prelës në sistemin e drejtesise është konfirmim se reforma në drejtësi ka vdekur dhe se drejtësia e re është një vegël që i shërben pushtetit e jo të vertetës. Së bashku, ne duhet t’i japim fund kapjes së drejtësisë që mbron politikanët e korruptuar, me lidhje kriminale. Data 16 shkurt është një mundësi që ne të mos pranojmë më një drejtësi që i shërben atij që ka më shumë para dhe më shumë pushtet!

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI