Rrezikon seriozisht jetën orët e para të kësaj të marte një 55-vjeçar shqiptar. Ai ka rënë në kontakt me kabllot pranë një kabine elektrike.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Ishull në Lezhë. Mbetet ende e paqartë arsyeja që e ka çuar qytetarin pranë kabinës elektrike, e cila ndodhet pranë rrugës dhe nuk ka asnjë mjet mbrojtës për të parandaluar rrezikun që kanos.
Si pasojë e rënies në kontakt me rrymën elektrike, shqiptari është dërguar në spital në gjendje të rëndë. Falë ndërhyrjes së mjekëve, gjendja e tij shëndetësore është stabilizuar dhe aktualisht 55 vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.