Flash

Albin Kurti: Darkë interesash, ajo në shtëpinë e Hashim Thaçit

Lapsi.al 4 February 2019
Albin Kurti: Darkë interesash, ajo në shtëpinë e Hashim

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka komentuar darkën mes kryeministrit Edi Rama, Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj e disa liderëve të tjerë në Prishtinë. Në studion e emisionit “A Show” ai flet për një darkë interesash, por nuk përjashton mundësinë që ajo të jetë shtruar për të ndryshuar qëndrimet e Haradinajt për taksën e vendosur ndaj mallprave serbe si dhe për marrëveshjen finale me Serbinë.

“Besoj që kjo nuk është as darka e parë as e fundit e tyre. Nuk di çfarë kanë pasur në menu, mirëpo bashkimi kombëtar nuk bëhet në zyra e shtëpi private, por në shesh e institucione publike, duke rritur ekonomitë tona, duke njehsuar tregun, duke harmonizuar politikat e jashtme dhe të mbrojtjes. Darka e mbrëmshme më shumë menaxhim interesash brenda qeveritare se sa ndonjë përndritje për vizion në bashkimin kombëtar. Nuk mund të ketë bashkim të Kosovës me Shqipërinë nëse kjo përpiqet të ndërmjetësohet me pazaret me Serbinë”, - u shpreh Kurti.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI