34-vjeçari Safet Bajri, i dënuar në Holandë me 22 vjet burg, u lejua të dalë nga qelia e burgut në Tiranë, ditën e premte.
Media belge Hln aludon për një masë lirimi si trajtim preferencial që i është bërë Bajrit, për shkak të lidhjeve të tij me politikanë. “Ky trajtim preferencial përsëri tregon se sa afër jane lidhjet mes politikanëve aktuale dhe klaneve mafioze" - shkruan kjo media.
Sistemi i burgjeve shqiptare me miratimin e zyrtarëve të lartë, i dha kriminelit, pjesë e listës së më të kërkuarve, lejen për 6 orë për të qenë pjesë e varrimit të babait.
“Në 10.20 të mëngjesit Bajri doli nga qelia për në banesën e tij në Shkodër”, shkruan media belge, duke vijuar: “Pas kësaj ai mori pjesë në ceremoninë e shoqëruar nga policia dhe forca të sigurisë, e më pas Bajri u kthye në qelinë e tij, ku duhet te vuaje denimin".