Në Elbasan në person u arrestua pasi u kap me 7 kilogramë kanabis dhe një minë me telekomandë.
Në flagrancë u arrestua shtetasi A.R. Operacioni quhej "Zaranika".
Policia njofton se po punohet me Prokurorinë për zbardhjen e plotë të këtij rasti dhe identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë potencialë të implikuar.
Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprat penale të “Prodhimi dhe mbajta pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.