Flash

Zbardhet krimi/ Vajza e madhe pagoi një vrasës dhe ekzekutoi prindërit dhe motrën

Lapsi.al 3 September 2018
Zbardhet krimi/ Vajza e madhe pagoi një vrasës dhe ekzekutoi

Familja Pocesta e ekzekutuar më 27 gusht në Dibër mendohet se është vepër e vajzës së madhe, me inicialet B.P.

ALSAT raporton se nga burimet e tij ka mësuar se vajza 28-vjeçare ka zbritur në Shkup dy ditë përpara vrasjes së babait, nënës dhe motrës së saj 14 vjeçare. Pavarësisht se fillimisht ajo nuk e kishte pranuar udhëtimin e saj, policia mësoi se vajza kishte ardhur në Shkup nga aeroporti, dhe menjëherë është ndalur në qendër të kryeqytetit ku ka blerë numër të ri telefoni, me të cilën ka kontaktuar një person nga Gostivari me inicialet FG, 31 vjeçar.

Të dy së bashku, janë takuar në stacionin e autobusëve në Gostivar. 31-vjeçari që ishte kontaktuar më herët nga vajza nëpërmjet një shpallje në uebfaqen Pazar3.mk, si shofer dhe shoqërues i vajzës, ka siguruar një veturë me qira 60 euro, për aktivitetin e mëvonshëm të vajzës. 31-vjeçari, bashkëpunëtor në këtë ngjarje, ka përfshirë edhe dajën e tij, VK, 61 vjeçar nga Dibra, i njohur për një sërë veprash kriminale nga policia lokale, i cili ka siguruar edhe një pistoletë.

Sipas burimeve të Alsat, pistoleta është siguruar për një shumë 400 eurosh. Pas vendosjes së përkohshme në një hotel të Strugës, vajza ka udhëtuar drejt familjes në Dibër me bashkëpunëtorin e angazhuar, 31 vjeçarin nga Gostivari. Deklaratat e saj të mëvonshme janë të mjegullta sa i përket rolit të saj në ngjarje, pasi ajo thekson se armën e ka siguruar me kërkesë të babait të saj. Ajo ka ardhur pranë familjes, ka vendosur armën nën vend të sigurt dhe është rikthyer për në Strugë.

Por, në dëshmitë e mëvonshme të saj, vajza 28 vjeçare me qëndrim në Itali, ka pranuar se ajo e ka porositur vrasjen, por me qëllim vetëm ndaj babait të saj. Vrasja ka qenë porositur për 700 euro, edhe pse sipas dëshmisë së saj, në ofertë ka qenë edhe punësimi në Itali i personit 31 vjeçar, bashkëpunëtor në vrasje.

Vajza ka thënë se dorashkat dhe shaminë e kokës, e kishte hedhur në një kontenier gjatë rrugës, për të mos lënë gjurmë në armë, dhe për të mos u njohur. Sipas analizave të para, vrasja është profesioniste, me plumb në kokë dhe qafë, dhe sipas ekspertëve, ajo nuk mund të jetë kryer realisht nga vajza.

Megjithatë, një krim i tillë, sipas praktikës kriminologe, nuk e shfajëson vajzën në rolin e porositëses, bashkëpunëtores ose edhe të kryerjes së vrasjes. Një natë më parë, Prokuroria e Gostivarit ka caktuar masë arresti për 3 personat, vajzën 28 vjeçare, 31 vjeçarin nga Gostivari dhe dajën e tij nga Dibra, si organizatorë dhe kryerës të mundshëm të ekzekutimit të trefishtë në Dibër të familjes Pocesta, ndërkohë që ende mbetet e paqartë motive i aktit, për konflikte familjare, për çështje trashëgimore etj.

Vrasja e familjes Pocesta më 27 gusht tronditi Dibrën, për shkak të mënyrës së ekzekutimit. Viktimat Amid, Nazmije dhe Anila Pocesta kishin ardhur për pushime në Dibër, dhe u gjetën të vrarë në oborr nga familjarët e tyre, të cilët i munguan një dasme në rrethin familjar./alsat

https://youtu.be/ypk3R-3ScIE

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tryeza e gabuar për Aeroportin e Vlorës/ Ministria i thërret të gjithë, por në arbitrazh është vetëm MABCO

Aeroporti i Vlorës po shkon drejt arbitrazhit jo thjesht për shkak të konfliktit mes ortakëve të VIA-s, por sepse MABCO pretendon se një zinxhir vendimesh dhe mosveprimesh të institucioneve shqiptare e përjashtoi faktikisht nga investimi ku zotëron 98% të aksioneve, duke e kthyer përplasjen nga një mosmarrëveshje private në një çështje MABCO kundër Republikës së Shqipërisë.

09:47

Me sytë katër

PAPARAZZI