Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Ngjarjet kriminale në Shkodër, Xhafaj 'lan duart': Viktimat ishin të përfshirë në vrasje si autorë

Lapsi.al 3 September 2018
Ngjarjet kriminale në Shkodër, Xhafaj 'lan duart': Viktimat

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj foli në Kuvend edhe për vrasjen e fundit në Shkodër. Ndonëse nuk zbuloi shumë për shkak të hetimit, Xhafaj tha se viktimat kanë qenë të përfshirë në vrasje të mëparshme, si autorë. Por sidoqoftë fakti që ngjarjet nuk janë zbardhur, do të thotë se policia e shtetit ka dështuar në këto raste. 

"Nuk dua t'i hyj fare diskutimit, se cili është konteksti i vrasjeve që kanë ndodhur këto muaj në Shkodër, as dhe cila është natyra e disa prej viktimave të përfshira në këto ngjarje, apo sa dhe si këta të fundit, kanë qenë vetë të përfshirë në vrasje të mëparshme si autorë të vrasjes. Kjo nuk është detyra ime sot. Kjo është përgjegjësi e hetimit që është duke u zhvilluar me shumë intensitet, me një përgjegjësi të veçantë së bashku me Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër", tha Xhafaj.

©LAPSI.al 

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI