Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Ardhja e emigrantëve nga Eritrea, zv.ministrja jep detaje

Lapsi.al 3 September 2018
Ardhja e emigrantëve nga Eritrea, zv.ministrja jep detaje

Zv.ministrja e Brendshme, Rovena Voda, deklaroi se Shqipëria pret nga 10 deri në 20 emigrantë nga Eritrea të vijnë në vend dhe tregon edhe kohën e vendin ku mund të qëndrojnë ata.

"Ka pasur një diskutim edhe brenda Unionit, dhe Italisë, ende nuk ka një ditë zyrtare por ka një procedurë të caktuar. Ne jemi gati t’i presim ata. Për shkak të ligjeve në Itali e rregullores së Dublinit, emigrantët do t’i nënshtrohen një procedure, pyetësori. Shpresoj që shpejtë t’i marrim." - u shpreh zv. ministrja në rubrikën "Opinion" në "News 24".

"Ne kemi qendrën kombëtare pritëse të azilkërkuesve, që ka një numër të madh shtretërish, por kemi dhe qëndra të tjera. Në jug, Kakavijë, Shkodër, Gjirokastër, afër Tiranës, pra për asistencë jemi munduar dhe falë organizatave ndërkombëtare të përballojmë flukset migratore. Për këta 20 në planin e masave kjo situatë na gjen të përgatitur shumë mirë. Kemi vendosur të ruajmë një standart të Konventës, si asistencë në procesin që të transferimit, invervistimit, apo dhe asistencës sanitare." - u shpreh Rovena Voda.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI