Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Opozita nuk futet sot në Kuvend: Do të jemi në Shkodër si qëndresë kundër krimit

Lapsi.al 3 September 2018
Opozita nuk futet sot në Kuvend: Do të jemi në Shkodër si

Nisja e sezonit të ri parlamentar i ka vënë në lëvizje të dyja kampet kryesore partiake në vend, PD dhe PS. Ndërkohë nga ana e PD-së priten aksione opozitare, ashtu siç kjo parti ka paralajmëruar.

Por ndonëse sot zhvillohet seanca e parë plenare për këtë sesion, mësohet se opozita nuk do të jetë e pranishme në sallë. Duket se opozita do të jetë në Shkodër, pasi ka vendosur të zhvillojë një takim të jashtëzakonshëm aty në orën 17:00 si mesazh kundër krimit.

“Mbledhja ne Shkodër si mesazh qëndrese kundër krimit me mbështetje qeveritare. 3 muajt e fundit kane ndodhur 6 vrasje mafioze dhe janë zhdukur 2 persona. Për krimet nuk ka asnjë autor, sepse banda e Bajreve ka lidhje me Edi Ramën. Çlirimi i qeverisjes nga krimi prioriteti absolut i opozites ne sesionin e ri parlamentar” - thuhet nga PD.

 

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI