Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Rama flet për libra falas, por akoma shumë larg Kosovës e Maqedonisë

Lapsi.al 3 September 2018
Rama flet për libra falas, por akoma shumë larg Kosovës e

Rama në prani të ministres së Arsmit lindita nikolla sot tha se për klasën e parë deri në të atë të katërt librat do të jenë flas. Po ashtu ai u zotua se vitin tjetër librat do të jenë flas edhe për klasën e pestë, si dhe tha se deri në fund të mandatit kjo gjë të bëhet për të gjithë klasat e ciklit 9-vjeçar.

“190 mijë fëmijë do të marrin librat falas këtë vit, sepse falë reformave dhe progresit të bërë, sot e kemi këtë mundësi të re për të kursyer miliona euro shpenzime të familjeve të nxënësve nga klasa e parë tek e katërta. Vitin tjetër librat do të jenë falas edhe për klasën e V dhe në fund të mandatit, synojmë mundësinë që për të gjithë nxënësit me arsimin e detyruar librat shkollore të jenë falas”, - tha Rama.

Por edhe pse Rama e paraqet si një lloj arritje këtë gjë, në fakt Shqipëria është shumë pas në raport me vendet e tjera të rajonin për dhënien e librave falas.

Kosova, edhe pse një shtet i ri, qysh prej pavarësisë i jep falas librat për arsimin e detyruar 9-vjeçar. E njëjta praktikë, ajo e librave falas, ndiqet dhe në Maqedoni e Serbi.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI