Flash

Reagimi i Koço Kokëdhimës: Plaçkitësit, spiunët dhe të kapurit sot rikthehen në Kuvend

Lapsi.al 3 September 2018
Reagimi i Koço Kokëdhimës: Plaçkitësit,

Kryetari i partisë Zgjidhja Koço Kokëdhima ka reaguar në lidhje me nisjen e sesionit të ri perlamentar. Kokëdhima është shprehur se sot nis mbrotja në Kuvend e zullumeve të partive kundër interesit të popullit.

Reagimi i Koço Kokëdhimës:

Sesioni i ri parlamentar që do të nisë sot premton të jetë si të shkuarit përveçse më i dalë boje dhe më i diskredituar se të gjithë sesionet e mëparshëm. Partitë e vjetra do të mbledhin deputetët nëpër komisione dhe seanca plenare për të bërë projektligje kundër interesave të popullit, do të ligjërojnë dhe mbrojnë zullumet dhe bizneset e tyre. Nuk është e rastësishme që Rilindja ngulmon që ta nisë sesionin e ri parlamentar, duke kaluar për shqyrtim në komisione projektligjin që shemb Teatrin Kombëtar. Vesi del me shpirtin-thotë populli. Dhe vesi i partive të vjetra, prej 27 vitesh ka qenë vetëm skllavërimi i popullit, vjedhja e pronës publike, shkatërrimi i demokracisë,  sundimit të ligjit dhe institucioneve të shtetit, pasurimi i shpejtë përmes krimit dhe korrupsionit.

SHQUP-i kërcënon Rilindjen se do t’ia nxijë jetën, duke e luftuar brenda dhe jashtë parlamentit, gjoja për ta mbrojtur popullin nga paudhësitë e qeverisjes. ZGJIDHJA u ka thënë përherë shqiptarëve se partitë e vjetra janë bashkë dhe në ujdi të plotë edhe kur zihen e luftojnë me njëra-tjetrën. Shikoni si shahen me me libër shpie, bllokojnë foltoren, gjuajnë me ç’të munden, nxjerrin nga goja fjalët më të ndyra, por në fund bëjnë kompromise të fshehta, bashkojnë votat, ose gjoja bojkotojnë votime, për projektligjet që u duhen të kalojnë për miratim me më pak se gjysmën e shumicës së votave. Bllokojnë, kompromentojnë e shtyjnë për në kalendat greke reformat më të rëndësishme politike e strukturore që i duhen Shqipërisë. Me sherre, sharje dhe kacafytje, partitë e vjetra po mbajnë peng reformën më të rëndësishme: reformën zgjedhore. Rilindja dhe SHQUP-i me dashje injoruan rekomandimet e OSBE/ODIHR-it për reformën zgjedhore dhe tani, pas kulisave, kanë vendosur të mos e ndryshojnë Kodin Zgjedhor,  duke ruajtur status-quo-në antidemokratike të zgjedhjeve shqiptare, që me komisionerët e tyre të numërojnë, vjedhin dhe trafikojnë votat e të gjithë konkurentëve politikë dhe të mbrojnë, përjetësojnë e alternojnë njëri-tjetrin në pushtet.

ZGJIDHJA nuk ka asnjë shpresë më se Kuvendi i Shqipërisë do të bëjë ligje për të përmirësuar jetën dhe ekonominë e shqiptarëve. Joooo! Askush të mos gënjejë veten. Populli shqiptar e ka humbur plotësisht dhe për shumë kohë kontrollin dhe sovranitetin e tij politik. Shumica dërmuese e deputetëve janë servilë, rrogëtarë të emëruar dhe shërbëtorë të pushtetit dhe pasurisë së kryetarëve të partive të vjetra. Shumë prej tyre janë të kontrolluar me interesa private, dosje spiunësh e krimesh penale dhe tërësisht të shantazhueshëm. Deputetët nuk zgjidhen nga populli dhe as nuk përfaqësojnë popullin.

ZGJIDHJA e ka bërë të qartë se partitë e vjetra e drejtojnë vendin me mentalitetin e bandave plaçkitëse. Pushteti ushtrohet kundër interesave kombëtare e popullore. Qytetarët shtypen e vidhen mizorisht nga tirania e krimit dhe korrupsionit. Me sa duket këtu nuk bën më punë asgjë tjetër përveç kryengritjes së përgjithshme.

Tani le të vijojmë të ndjekim tragjikomedinë e re parlamentare që fillon sot.

#ZgjidhjaPërVendin

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tryeza e gabuar për Aeroportin e Vlorës/ Ministria i thërret të gjithë, por në arbitrazh është vetëm MABCO

Aeroporti i Vlorës po shkon drejt arbitrazhit jo thjesht për shkak të konfliktit mes ortakëve të VIA-s, por sepse MABCO pretendon se një zinxhir vendimesh dhe mosveprimesh të institucioneve shqiptare e përjashtoi faktikisht nga investimi ku zotëron 98% të aksioneve, duke e kthyer përplasjen nga një mosmarrëveshje private në një çështje MABCO kundër Republikës së Shqipërisë.

09:47

Me sytë katër

PAPARAZZI