Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

FOTO/ Arrestohet hajduti shqiptar që ndonëse ilegal u diplomua në Bocconi të Milanos

Lapsi.al 2 September 2018
FOTO/ Arrestohet hajduti shqiptar që ndonëse ilegal u diplomua në

Përveç shumë librave, në shtëpi kishte edhe objekte me vlerë që i kishte vjedhur në një kishë në Bergamo ndërsa nuk mungonin sasi parash, orë të shtrenjta, piktura antike, bizhuteri madje edhe gurë të çmuar. Bëhet fjalë për një shqiptar 26-vjeçar që është arrestuar nga agjentët e policisë së Milanos.

Habia e hetuesve ishte i riu ishte dëbuar nga vendi në 2016-ën por kishte hyrë sërish në Itali ilegalisht. Shqiptari u ndalua në një postbllok policie pasi me makinën e tij kishte bërë lëvizje të dyshimta. Por pavarësisht qëndrimit të paligjshëm në Itali, shqiptari bënte një jetë mondane pasi frekuentonte palestrat, qendra rekreative dhe madje kishte marrë një diplomë në Universitetin e Bocconi-t në Milano si dhe një master specializim në politikë ekonomike.

Në shtëpinë e tij në Viale Sarca dhe në një kuti sigurie në Viale Sondrio u gjetën 4 mijë euro të thata si dhe objekte me vlerë. Aty kishte edhe valutë të huaj, orë firmato, etj. ©LAPSI.al

Milano, in casa aveva quadri, gioielli e oggetti sacri rubati: arrestato laureato modello della Bocconi

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI