Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

(VIDEO) Shqiptarët protestë në Suedi, kërkojnë dorëheqjen e Hashim Thaçit

Lapsi.al 2 September 2018
(VIDEO) Shqiptarët protestë në Suedi, kërkojnë

Një grup shqiptarësh në Suedi kanë protestuar mëngjesin e sotëm para ambasadës së Kosovës, duke shprehur qëndrimin e tyre kundër ndryshimit të kufijve.

‘Hashim ik, jo ndarje, dorëheqja nuk mjafton’, - shkruhet në disa nga parullat që ata mbajnënë duar.

Ata janë shprehur të shqetësuar me politikën aktuale në Kosovë dhe siç thonë janë kundër veprimeve të presidentit, Hashim Thaçi dhe kryeministrit, Ramush Haradinaj.

‘Politikat e tyre janë në kundërshtim të plotë me kushtetutën e Republikës së Kosovës’, - thuhet në deklaratën e bashkëatdhetarëve.

Përmes kësaj proteste ata po bëjnë thirrje për shkarkimin e Thaçit, dhe ndërprerjen e idesë për shkëmbim të territoreve etj.

Më poshtë peticioni i plotë i shqiptarëve në Suedi: 

Stockholm, Suedi

Më 02.09.2018

Kuvendit të Republikës së Kosovës

Zyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës

Zyrës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës

Ambasadës së Republikës së Kosovës në Suedi

Të shqetësuar për gjendjen e rëndë politike në Republikën e Kosovës, dhe për veprimet e pamatura e shumë të dëmshme për të tashmen dhe të ardhmen e vendit të Presidentit të Republikës së Kosovës, z. Thaçi dhe kryeministrit të Qeverisë së R. Së Kosovës z. Ramush Haradinaj, komuniteti shqiptar në Suedi përmes kësaj letre dhe proteste shpreh këto shqetësime.

Ka kohë që politikat e Presidentit Thaçi dhe Kryeministrit Haradinaj janë në kundërshtim të plotë me Kushtetutën dhe interesat e qytetarëve të Republikës së Kosovës. Nënshkrimi i Asociacionit të komunave serbe me kompetenca ekzekutive, falja e 8200 hektarëve tokë të Kosovës Malit të Zi, udhëheqja e bisedimeve me palën serbe pa miratimin e Kuvendit, interferimi i drejtpërdrejtë në organet e drejtësisë, kapja e çdo institucioni shtetërorë nga bandat e klanet e qeveritarëve, kidnapimi i shtetasve turq, e tash së fundi edhe ideja për këmbim territoresh me shtetin serb, janë shkelje të rënda mbi Kushtetutën e Republikës së Kosovës, për të cilat jemi të shqetësuar dhe ftojmë të gjithë që ta parandalojmë dhe t’i kundërvihemi një të keqe shumë të madhe që rrezikon sovranitetin dhe ekzistencën e vendit.

Ideja e z. Thaçi për këmbim territoresh, me shtetin serb, është e dëmshme dhe e papranueshme për qytetarët e Republikës ë Kosovës, sepse është cenim i integritetit territorial dhe i rendit kushtetues të Republikës së Kosovës. Përderisa Presidenti Thaçi bën marrëveshje të fshehta, me Presidentin Vuçiç, ai është i papranueshëm për ta udhëhequr shtetin e Republikës së Kosovës, sepse me këto marrëveshje ai është duke e përçarë skenën politike në vend, duke e dërguar atë drejt një destabilizimi me përmasa të paparashikueshme. Duke i parë veprimet dhe shkeljet e vazhdueshme të Presidentit Thaçi mbi Kushtetutën, ne i kemi këto kërkesa:

- dorëheqjen e Presidentit Thaçi,

- dorëheqjen komplete të Qeverisë Haradinaj,

- shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme,

- ndërprerjen e ideve për këmbim territoresh, dhe

- mbylljen e derës për çdo qeveritar a bartës të institucioneve të kësaj nomenklature plëngprishëse e antidemokratike nga mërgata në Suedi e gjithandej në botë.

Këshilli organizativ i protestës

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI