Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Dënohet me 7 vite burg shqiptarja me 2 emra, pjesë e organizatës së kokainës

Lapsi.al 1 September 2018
Dënohet me 7 vite burg shqiptarja me 2 emra, pjesë e organizatës

Një e re shqiptare është dënuar me 7 vite burgim nga një gjykatë britanike, për përfshirje në një organizatë trafiku droge. Sipas mediave lokale: 28-vjeçarja Marsela Kreka, e cila përdorte gjithashtu emrin Maria Danciu, u kap me 1 kilogramë kokainë në makinën e saj dhe provat e gjetura nga autoritetet britanike tregonin se ishte e përfshirë në shpërndarje droge gjatë periudhës 27 Maj 2016 deri më 2 Qershor 2016.

Më 3 Korrik të 2017-ës, ajo u shpall fajtore për akuzën e shpërndarjes së kokainës dhe atë të posedimit të një karte identiteti false. Ajo u dënua me 8 vjet burg nga gjykata Old Bailey. Megjithatë, dënimi u zhbë më 28 Mars të këtij viti, pasi Gjykata e Apelit vendosi se shkalla e parë kishte bërë gabime në drejtimin e jurisë. Kjo erdhi pasi Kreka pretendoi se kishte qenë viktimë e trafikut njerëzor.

Por pas vendimit të Apelit, prokuroria nisi një proces të ri gjyqësor, sepse nuk u gjetën prova që të mbështesnin pretendimet e të pandehurës. Të premten, ajo u shpall fajtore për të dyja akuzat dhe u dënua me burg nga gjykata e Ëood Green. Adrian Flasher nga zyra e prokurorit tha se “Marsela Kreka kishte qenë pjesë e një grupi të organizuar kriminal, i përfshirë në shpërndarjen e sasive të mëdha të kokainës”.

“Pavarësisht pretendimeve të saj se kishte qenë viktimë e trafikut njerëzor, Prokuroria mundi që të tregonte se ajo nuk ishte detyruar për të kryer krimet në fjalë”.

“Zyra e Prokurorit punon ngushtë me policinë, Agjencinë Kombëtare të Krimit dhe partnerë të tjerë që të identifikojë ata që mashtrojnë duke pretenduar se janë trafikuar në mënyrë që të përballen me ligjin dhe në të njëjtën kohë për duke u siguruar se viktimat e vërteta të trafikimit të marrin mbrojtjen që u siguron ligji“, tha Flasher.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI