Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Cërrik, policia parandalon shkrehjen e automatikut mes dy vëllezërve

Lapsi.al 1 September 2018
Cërrik, policia parandalon shkrehjen e automatikut mes dy

Policia  e Cërrikut parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti mes dy vëllezërve, ku mund të përdorej edhe arma e zjarrit.

Në pranga ka përfunduar Taulant Hoxha, 38 vjeç, banues në fshatin Shtëpanj,  i cili në momentin që ka mbritur Policia ka hedhur  nga dritarja e banesës armën e zjarrit.

Ndërhyrja e policisë erdhi pas marrjes së një telefonatë se në fshatin Shtëpanj, po ndodh një konflikt mes 2 vëllezërve, ku një prej tyre kishte armë zjarri dhe mund ta përdorte.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një armë zjarri tip automatik, dy krëhra, 200 fishekë si dhe një dorezë metalike.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale. "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyesedhe i municionit" dhe  "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta".

Të këshilluara

Aksident në Berat, plagosen bashkëshortët

Një çift bashkëshortësh mbetën të plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Dy mjete u përplasën me njëri tjetrin në aksin rrugor Berat-Poliçan në vend...

15:25

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI