Flash

​Veseli: Kurrë nuk do të ketë pazar për Mitrovicën, Lugina mund t’i bashkohet Kosovës

Lapsi.al 1 September 2018
​Veseli: Kurrë nuk do të ketë pazar për Mitrovicën,

Kryetari i Kuvendi të Kosovës, njërit edhe kryetar i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë të shtunën në Prizren se kufijtë në Kosovë i ka garantuar gjaku i dëshmorëve të kombit, të gjithë bashkëluftëtarëve të tij, komandantit legjendar, Adem Jashari, Zahir Pajaziti, Luan Haradinaj, e mijëra bashkëluftëtarëve tjerë.

“Askush nuk i cenon kufijtë e Kosovës, ne duhet të punojmë bashkë që t’i forcojmë ata, t’i forcojmë simbolet e shtetit. Shteti i Kosovës është i shenjtë, sovranitet dhe integrimit është i shenjte”, ka thënë Veseli.

Sipas tij, duhet të pas parasysh se shteti i Kosovës është multietnik, ku shumicën dërmuese e përbëjnë shqiptarët, por në të njëjtën kohë Kosova ka obligim ndaj shqiptarëve që jetojnë në të gjithë botën, por më së shumti nevojë kanë qytetarët më të diskriminuar në Evropë, shqiptarët e Luginës së Preshevës.

“Ata janë vëllezërit tanë nga Lugina e Preshevës. Do të punojmë fuqishëm që ata ose të jenë në shtetin tonë të pavarur dhe sovran, Republikën e Kosovës, ose domosdoshmërish Serbia t’i respektojë ata ashtu siç i respektojmë ne serbët këtu”, ka theksuar tutje ai.

I pyetur nga TV Besa për Mitrovicën dhe mundësinë që të bëhet pjesë e ndonjë pazari me Serbinë, Veseli është treguar i vendosur në përgjigjen e tij.

“Kurrë nuk do të ketë pazar me Mitrovicën. Mitrovica është e shenjtë. Ata që vetëm e qojnë ndërmend të flasin për pazar me Mitrovicën, ata janë vetë që ndjellin të keqën për Kosovë. Unë, presidenti i Kosovës dhe kryeministri jemi të vendosur ta çojmë përpara Kosovën. Do të punojmë bashkërisht për Mitrovicën, është pjesa e Lagjes së Re në lumin Ibër, te Liqeni që do ta zbukuroj Mitrovicën dhe në të njëjtën kohë shqiptarët dhe serbët do të jetojnë në një qytet të bashkuar”.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media franceze: Revolucioni i Flamingove po lëkund pozitat e Edi Ramës

I përballur me një valë protestash të paprecedentë dhe gjithnjë në rritje, Kryeministri Edi Rama është në Paris të hënën, më 22 qershor, për të kërkuar mbështetje nga "miku" i tij Emmanuel Macron. Demonstruesit po denoncojnë operacionet e Organizatës Trump përgjatë bregdetit.

16:25

Me sytë katër

PAPARAZZI