Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Ekzekutimi i biznesmenit në Shkodër, zbulohen dy pistat kryesore ku po heton policia

Lapsi.al 2 September 2018
Ekzekutimi i biznesmenit në Shkodër, zbulohen dy pistat kryesore ku po

Të tjera detaje zbulohen një ditë pas vrasjes së biznesmenit Arjan Ferracaku në Shkodër e cila është ende pa autorë. Raportohet se pistat ku po heton policia janë dy, konkretisht ajo për konkurrencë dhe për ndonjë gjobë të pa paguar nga viktima ndaj grupeve kriminale.

Vrasja e 31-vjecarit ndodhi dje rreth mesditës në zonën e Livadhes, pranë fshatit Dobrac. Biznesmeni ishte adhurues i kuajve dhe është qëlluar disa herë me armë teksa kishte hipur sipër kalit, i cili gjithashtu ka marrë dy plumba.

Mendohet se autorët e kanë ndjekur të riun përreth 50 metra dhe më pas kanë qëlluar me 15 plumba, 7 prej të cilëve kanë prekur biznesmenin i cili ka vdekur menjëherë.

Mësohet gjithashtu se 30-vjeçari ishte me dy djemtë e hallës kur ndodhi ngjarja dhe dyshohet se viktima dhe autorët kishin një takim në atë zonë. Viktima nuk ishte i njohur si person problematik dhe ishte baba i dy fëmijëve. Familja e tij njihet në Shkodër si pronare e kompanisë së prodhimit të plastikës “Firma Ferracaku”, ndërsa kishte dhe disa biznese në Velipojë.

Burime për “News 24” bëjnë me dije, viktima ka qenë në konflikt para një viti me një biznesmen fqinj për hotel restorant ‘Fantazia’ që ndodhet në Zus, sapo kalon Urën e Bunës. Në lidhje me këtë konflikt, të dyja palët kanë shkuar edhe në polici.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI