Flash

Anketa e qeverisë: 23 % e bizneseve pohuan se inspektorët kërkojnë ryshfet

Lapsi.al 3 September 2018
Anketa e qeverisë: 23 % e bizneseve pohuan se inspektorët

Inspektorët e agjencive dhe inspektorateve të ndryshme gjithmonë kanë qenë në shënjestrën e akuzave për korrupsion, por një anketim i qeverisë në dhjetor 2017, nëpërmjet Ministrisë së Sipërmarrjes nxori në pah se 23 për qind e bizneseve kanë pohuar se iu është kërkuar ryshfet gjate procesit te kontrollit.

Ryshfeti u është kërkuar për të mbuluar mungesën e dokumentacionit përkatës dhe mosplotësimit të kritereve ligjore.

Bizneset pohuan se 66.8% të rasteve inspektorët janë të pajisur me autorizimin përkatës, por në 33 për qind të rasteve ato nuk e kanë një autorizim kontrolli.

Bizneset kanë pohuar se në 56.5% të rasteve inspektorët janë të prirur të vendosin gjoba apo të kryejnë pezullime. Gjithashtu bizneset kanë pohuar se gjobat në shumë raste janë shumë të larta në raport me shkeljet e gjetura.

Qeveria tashmë ka nisur një proces reformimi të agjencive qeveritare dhe të gjitha inspektorateve dhe në këtë kuadër Ministria e Sipërmarrjes zhvilloi një një Pyetësor për Biznesin, me qëllim mbledhjen e opinioneve tuaja rreth shërbimit të inspektorateve, ky anketës ju përgjigjen 587 biznese në të gjithë sektorët e ekonomisë.

Qeveria synon që duke ofruar disa shërbime online të shmangë keqtrajtimin e qytetarëve dhe bizneseve nga kontrollet fizike të inspektoreve.

Që nga ky vit 90 për qind e autorizimeve doganore të jepen online. Ky shërbim mund të bëhet nga shtëpia, madje edhe nga telefoni.

Qeveria ka nisur një proces për të fshirë 10 licenca, teksa synon të eliminojë 142 dokumente të cilat nuk do të kërkohen më për asnjë shërbim të ofruar nga Ministria e infrastrukturës dhe Energjisë dhe institucionet e saj të varësisë.

Gjithashtu rreth 201 dokumente do merren drejtpërdrejt nga platforma elektronike të vete institucioneve publike, përmes ndërveprimit me platformën elektronike e-Albania, ose ndërveprimit dhe komunikimit me institucionet publike përkatëse.

Numri i shërbimeve që Ministria e infrastrukturës dhe Energjisë aktualisht ofron, reduktohet nga 59 në 13 duke transferuar 46 prej tyre në institucione varësie apo palë të treta.

Ndërkohë që e njëjta metodike është ndjekur edhe për rastin e institucioneve të vartësisë ku reduktohet numri i shërbimeve nga 201 në 111 duke transferuar 90 prej tyre në palë të treta të akredituara për këto shërbime, ose organizata jo qeveritare apo dhoma të tregtisë e industrisë/ monitor

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tryeza e gabuar për Aeroportin e Vlorës/ Ministria i thërret të gjithë, por në arbitrazh është vetëm MABCO

Aeroporti i Vlorës po shkon drejt arbitrazhit jo thjesht për shkak të konfliktit mes ortakëve të VIA-s, por sepse MABCO pretendon se një zinxhir vendimesh dhe mosveprimesh të institucioneve shqiptare e përjashtoi faktikisht nga investimi ku zotëron 98% të aksioneve, duke e kthyer përplasjen nga një mosmarrëveshje private në një çështje MABCO kundër Republikës së Shqipërisë.

09:47

Me sytë katër

PAPARAZZI