Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Arrestohet vajza që vrau motrën 14-vjeçare dhe prindërit, dyshimet e policisë

Lapsi.al 3 September 2018
Arrestohet vajza që vrau motrën 14-vjeçare dhe prindërit,

Blerta Pocesta ka pranuar në polici vrasjen e 3 familjarëve të saj në Dibër të Maqedonisë dhe ndodhet në paraburgim.

Pocesta akuzohet se ka vrarë prindërit dhe motrën e saj dhe më pas tentoi ta fshehë autorësinë e krimit, shkruan Klan.

Ngjarja makabre ndodhi në 27 Gusht. Amid Pocesta 55 vjeç, Nazmije Pocesta 53 vjeç dhe vajza e tyre Anila Pocesta 14 vjeç u ekzekutuan në oborrin e shtëpisë së tyre.

Sipas informacioneve një ditë para ndodhjes së krimit ajo ka hyrë në Maqedoni dhe ditën e ndodhjes së krimit është larguar sërish.

Bashkë me vajzën e madhe të familjes Pocesta B.P, dyshohet edhe për dy persona të tjerë të cilët kanë ndihmuar vrasjen, personi F.G nga Gostivari i cili për policinë është emër i njohur si person problematik ka qenë transportuesi i vajzës nga kufiri deri në Dibër.

Personi tjetër i përfshirë si i dyshuar në vrasje është nipi i F.G, personi me iniciale V.K i cili u arrestua dje nga policia dhe sot ka pranuar në sallë të gjyqit se ai i ka shitur vajzës së familjes Pocesta, B.P armën me të cilën është kryer krimi.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI