Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Preç Zogaj shigjeton politikën e Bashës: "Mbarset mali dhe pjell një mi"

Lapsi.al 3 September 2018
Preç Zogaj shigjeton politikën e Bashës: "Mbarset mali dhe

I njohur për një kohë të gjatë si një nga publicistët që i ka mbështetur më me forcë qëndrimet e opozitës, duket se kohët e funditPreç Zogaj ka marrë një pozicion më kritik. këtë ka bërë edhe në një shkrim të fundit në gazetën Panorama, ku ai kritikon shpërthimin e skandaleve dhe përgjimeve pa kriter, të cilat PD-së mund t'i kthehen në boomerang. Duke u nisur nga përgjimi i fundit Biba, Bianku, për të cilin thotë se i është dhënë PD-së me 4 vite vonesë dhe ndoshta për interesa personale Zogaj e rendit atë mes 'bombave" që kanë më shumë zhurmë sesa thelb.

"Në qoftë se qasja opozitare ndaj problemeve madhore është njëlloj si qasja për problemet jomadhore, atëherë ndodh ajo që populli e thotë me shprehjen “mbarset mali dhe pjell një mi”!

“Bombat” tona në fakt janë sheshit. Janë koncesionet korruptive, janë tenderët pa garë, janë lojërat e fatit, janë lidhjet si në asnjë vend tjetër të politikës me krimin, është kriminalizimi deri në palcë i pushtetit, ku institucionet rëndom janë vetëm vitrina të krimit..." shkruan ai dhe shton:"Retorika nuk e ka për gjë të paraqesë si “bombë” të madhe edhe një të mesme apo të vogël. Diku nga budallallëku, diku për interes, diku në funksion të një opozitarizmi zhurmëmadh josubstancial, që herët e vonë bëhet i lexueshëm. Por këtu nuk ka vlerë si e mendojmë apo si e bëjmë. Ka vlerë si e vlerësojnë qytetarët. Në mesataren e vet, gjykimi popullor është i shëndoshë dhe etik. Hesapet duhen bërë gjithmonë me këtë standard gjykimi. Përndryshe, “bombat” kthehen në boomerang".

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI