Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Të rinjtë duan të ikin nga Shqipëria, rriten numri i atyre që mësojnë gjuhë të huaja

Lapsi.al 3 September 2018
Të rinjtë duan të ikin nga Shqipëria, rriten numri i atyre

Rreth 17,297 kursantë kanë ndjekur kurse profesionale në qendrat publike të formimit profesional në vend gjatë vitit 2017. Të dhënat zyrtare të Shërbimit Kombëtar të Punësimit, tregojnë se 10.125 prej tyre janë trajnuar pa pagesë. Por ndërsa qeveria ka orientuar të rinjtë drejt marrjes së një zanati, për shkak të kërkesës së lartë në vend të bizneseve për zanatçinj, të dhënat tregojnë se pjesa më e madhe e kursantëve, janë kualifikuar për gjuhë të huaj, gjë që vë në dukje një handikap të madh në këtë drejtim.

Kështu, kurset për mësimin e gjuhëve të huaja, vazhdojnë të dominojnë pjesëmarrjen me rreth 13.3 për qind të totalit të kursantëve, të ndjekura kryesisht nga të punësuar dhe nxënësit e shkollave.

Të dhënat konfirmojnë se fluks në rritje ka pasur për gjuhën gjermane, gjë që tregon tendencën e të rinjve për të marrë një certifikatë të vlefshme dhe për t’u integruar në tregun gjerman të punës.

Referuar kurseve të profesioneve, më të frekuentuarit, në raport me totalin e pjesëmarrësve, kanë qenë instalues dhe riparues të rrjetit elektrik (12%), Kuzhina (9%),Hidraulik (7%), Rrobaqepësi(4%), Parukeri(4%)dhe Berber (4%).

Ndërsa sa i përket punësimit pas formimit, ata që kanë zgjedhur gjuhë të huaj, rezultojnë me zero përqindje punësueshmërie, për shkak se edhe tregu vendas i punës është i mbingopur./scan

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI