Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Vidhnin skafe në Korfuz, arrestohen 4 të rinj në Sarandë

Lapsi.al 3 September 2018
Vidhnin skafe në Korfuz, arrestohen 4 të rinj në Sarandë

Pesë mjete lundruese, tre prej të cilave nga pala grek dhe dy nga pala shqiptare, u sekuestruan gjatë një operacioni të koduar "Butrinti".

Në pranga përfunduan katër persona, 2 nga pala shqiptare dhe 2 nga pala greke.

Policia e Shtetit sqaron se në grykëderdhjen e lumit "Pavllo", u bë e mundur bllokimi i një mjeti lundrues tip Gomone me mbishkrimin "Highfield", në të cilin u arrestuan në flagrancë dy shtetasit e mëposhtëm:

F.Ll, 17 vjeç dhe A.D., 15 vjeç, të dy banues në fshatin Shëndëlli, Sarandė.

Nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit A.D, u gjet dhe u sekuestrua një mjet lundrues varkë plastike me mbishkrimin "Evinrude", pa dokumentacion.

Gjithashtu, policia greke ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë të dy të rinjve nga Saranda në Ishullin e Korfuzit, të cilët janë kapur duke vjedhur mjete lundruese (skafe).

Në pranga përfunduan K.P, 17 vjeç, dhe K.D, 20 vjeç, banues në fshatin Shëndëlli.

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve F.Ll, dhe A.D, iu referuan Prokurorisë për veprat penale "Trafikimi i mjeteve motorike" dhe "Vjedhje".

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI