Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Rama i përgjigjet Bashës, asnjë fjalë për Shkodrën

Lapsi.al 3 September 2018
Rama i përgjigjet Bashës, asnjë fjalë për Shkodrën

Edi Rama ka reaguar për takimin e zhvilluar nga opozita në Shkodër.

Me një postim në Twitter, Rama ka zgjedhur të bëjë ironi me kryedemokratin, duke e portretizuar si donkishotesk, dhe jo të flasë për gjendjen e rëndë me krimin në të cilën ndodhet aktualisht Shkodra.

Sipas Ramës, Basha sot duhet të ishte në Tiranë, por shkoi në Shkodër.

Rama: 

Kur duhet të jetë në Tiranë, shkon në Shkodër. Kur duhet të hyjë në zgjedhje, futet në çadër. Kur duhet të shkojë në punë, rrotullohet në gjumë. Kur humbet, shpall fitoren. S'kemi ç'i bëjmë, duhet të bëjmë dhe pa të. #EgjitheVemendjatekNjerezit

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI