Flash

VIDEO/ Makarona të skaduara që shiten lirisht te familjet shqiptare

Lapsi.al 3 September 2018
VIDEO/ Makarona të skaduara që shiten lirisht te familjet shqiptare

Kamera e fshehtë e emisionit “Stop” nisi sezonin e ri duke shfaqur sesi tregtohen në mënyrë ilegale produkte të skaduara në një magazinë në Strumë të Roskovecit. Flori quhet personi që e zhvillon këtë aktivitet, i cili thotë se produktet merren me TVSH nga Greqia dhe se janë të skaduara, çka për të nuk përbën problem.

Prindërit e Florit, të përfshirë në këtë “biznes”, thanë se tregtojnë edhe miell, apo sheqer për llokume. Ndërkohë që këto produkte ushqimore kanë skaduar që në Janar të vitit 2018, apo në Tetor të vitit 2017, shiten edhe për çerdhe.

https://youtu.be/rmlFUtW1ovY

Takimi me Florin

Flori – Unë po synoj për vete, siç të thashë. Nuk janë, nuk kanë lagështirë… është ndryshe. Këto janë të pahapura, thjesht se iu ka kaluar data. Ato janë greke, se po të ishin shqiptare do i rrasnim datën tjetër.

Klienti – Ato prodhim shqiptar për Shqipërinë futeshin. E kupton? Për supermarketet shqiptare.

Flori – Mirë, mirë! Po të ishin për… e kam fjalën ai rri në Greqi… pronari. Se po të rrinte këtu ai, e kishte ndërruar datën e skadencës. Se kishte bërë dhe ndonjë dallavere.

Klienti – Po, se më tha babi jot, kur isha atje. Tha që këto janë për ripaketim, më tha mua.

Flori – Mirë, mirë! Po të ishte shqiptar ai e bën… po të rrinte në Shqipëri…

Klienti – Nga greku i sjell?

Flori – Po, pra!

Takimi me të ëmën e Florit

Klienti – Si je? Mirë? Shtëpia e Haxhiut është apo jo? Në mos gaboj, kam folur deri tani me çunin. Çuni juaj ma ka treguar rrugën në telefon, ngaqë s’po e gjeja dot dhe nuk ishte vetë. Kam ardhur të marr ca ushqime.

Tani e kemi lënë me çunin për makarona, po ai më tha mund të shikosh edhe gjë tjetër, ça të duhet.

E ëma e Florit – Ça për shembull?

Klienti – Unë i dua për çerdhe.

E ëma e Florit – Për çerdhe do shikosh një herë te makina.

Klienti – Ça ka aty te makina?

E ëma e Florit – Ja këto ka, po ta shikosh, këto ka.

Klienti – Këto janë të skaduara, apo jo?

E ëma e Florit – Eeeee, po t’i shikosh një çikë datën, se kanë nga 2 muaj, 3 muaj.

Klienti – Nga 2 muaj, nga 3 muaj që kanë ashtu… Këto nuk janë prodhim shqiptar?

E ëma e Florit – Ku di unë? Këto vijnë nga jashtë më duket.

Klienti – Orizi me sa e ka kilogramin?

E ëma e Florit – Me 6 (60 lekë)

Klienti – Makaronat me…?

E ëma e Florit – Me sa e ke lënë me djalin?

Klienti – Me 4 (40 lekë).

Blerja e produkteve të skaduara

Klienti – Tani unë dua të di dy gjëra.

I ati i Florit – Po!

Klienti – Këto nga vijnë?

I ati i Florit – Këto vijnë nga greku.

Klienti – Nga greku?

I ati i Florit – Janë futur nga Jorgocati, o mik. Këto janë marrë me TVSH.

Klienti – Me TVSH?

I ati i Florit –Po!

Klienti – Të sakta?

I ati i Florit – Jo të sakta jo, se ka kaluar një çikë skadenca.

Klienti – E pashë nga 2 muaj, 3 muaj…

I ati i Florit – Jam për pazar nesër.

Klienti – Nxjerr në pazar ëëë…

I ati i Florit – Po re, si jo? Marrin për të ngrënë. Ka dhe nga këto gjysëm kilëshe, ka nga kjo, ça është kjo, Mediterrano, Pasta Di Salmone, Di Granda Duro. Do si kto?

Klienti – E njëjta firmë është.

I ati i Florit – Do si këto? Po duhen gjetur dhe kodet. Mund të ketë edhe lloje të tjera, se kto janë ato gjysmë kilëshet.

Klienti – Kjo thotë pesha neto 340 gramë, data e skadimit Janar 2018, 100 % nga grurë i fortë.

I ati i Florit – Kurse kto janë Tetor i 2017-ës.

Klienti – Tetor 2017 thotë?

I ati i Florit – Po s’ka gjë dhe ajo… makarona o burrë.

Klienti – Nejse, mua do m’i bësh nga të gjitha llojet: 10 kg, 10, 10 edhe orizin!

I ati i Florit – 1 , 2 , 3 , 4 , 5 , 9 edhe 3 = dymbëdhjetë 14, 16, 18, 20.

Klienti – I hedhim në kandar ne më mirë?

I ati i Florit – I do nga 10 kile të tëra ti?

Klienti – Nga 10 të tëra m’i bëj mua! Po këtë e marrin supermarketet, apo e merrni direkt ju?

I ati i Florit – Edhe njëherë: këto kanë qenë në supermarkete. Po meqënëse ka kaluar ajo (data e skandencës)…

Klienti – Janë mbledhur.

I ati i Florit –Edhe i mbledhin prapë, ripaketohen. Kjo është ajo “latino”, prandaj them.

Klienti – Po hajt mo, bëj dhe 4 nga kjo! Kjo sa është? Gjysmë kilëshe?

I ati i Florit – 480 gramshe. Merri dhe këto 4.

Klienti – Po këta thasët, ça kanë këta thasët?

I ati i Florit – Ata janë thasë bosh. Aty ka sheqer të imët për llokume, për ëmbëlsira dhe sheqeri ka rënë. 17 kile 1200 (lekë).

( llogaritje)

E ëma e Florit – U rregulluat?

Klienti – U rregullua.

( llogaritje)

Klienti – Po kishe të 2017-ës, që kanë skaduar në 2017, kishte Janar, edhe Prill disa.

E ëma e Florit – Merrje të Prillit.

Klienti – Po pra, po! Të Prillit morëm, gjetëm ca të Prillit.

E ëma e Florit – E ato merr se s’i dihet. Ato s’kanë gjë, po merri tamam se fëmijë të vegjël.

I ati i Florit – Tashi…

Klienti – Urdhëro!

I ati i Florit – Unë të thashë 21 500. (llogaritje)

Klienti – 1 , 2 , 3 , 4 , 5, 25 mijë lekë.

I ati i Florit – Më jep 350 lekë këtu se s’kam asnjë lekë!

E ëma e Florit – Shiko! Atë 5 mijëshen, jepja 2 makarona ti, jepi 4 mijë lekë!

I ati i Florit – Ashtu 2 edhe 1, 3. Ça të jap 2 makarona?

Klienti – Ça të duash ti!

I ati i Florit – Merr dy pako, një kshu, një kshu, hidhi brenda. Ti ku e ke si dyqan?

Klienti – Unë s’i kam për dyqan, i kam për çerdhe. I kam për çerdhe unë, them.

I ati i Florit – E mirë, s’ka problem. Ajo ulet cilësia, pse deri dje nuk ishin në supermarket ato?! Ça kanë?! Asnjë gjë.

Por si e zbuloi emisioni “Stop” shitjen e këtyre produkteve të skaduara? Flori ka nxjerrë një lajmërim në një faqe, ku shkruante: “Makarona të skaduara, janë shumë të pastra dhe të paketuara me pako kartoni, thjesht u ka kaluar afati. Për më shumë info telefononi ne 06XXXXXX61”.

Moderatorët e emisionit “Stop”, Saimir Kodra dhe Gentian Zenelaj bënë apel për reagimin e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, në mënyrë që të na ofrojnë siguri ushqimore./tvklan.al

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tryeza e gabuar për Aeroportin e Vlorës/ Ministria i thërret të gjithë, por në arbitrazh është vetëm MABCO

Aeroporti i Vlorës po shkon drejt arbitrazhit jo thjesht për shkak të konfliktit mes ortakëve të VIA-s, por sepse MABCO pretendon se një zinxhir vendimesh dhe mosveprimesh të institucioneve shqiptare e përjashtoi faktikisht nga investimi ku zotëron 98% të aksioneve, duke e kthyer përplasjen nga një mosmarrëveshje private në një çështje MABCO kundër Republikës së Shqipërisë.

09:47

Me sytë katër

PAPARAZZI