Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Thirrja e Berishës: Rama skizofren bipolar, ta rrëzojmë me çdo çmim

Lapsi.al 3 September 2018
Thirrja e Berishës: Rama skizofren bipolar, ta rrëzojmë me

Ish-kryeministri Sali Berisha ishte mjaft i ashpër në një deklaratë pas mbledhjes së grupit parlamentar të opozitës në Shkodër. Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që ta rrëzojnë qeverinë me çdo çmim

“Rama është vetëm një skizofren bipolar, të cilit poli i paranojës i thotë ata janë të këqij se na rritën statistikën paçka se janë të pafajshëm. Pse policia nuk përballet me bandat që terrorizojnë Shkodrën, Elbasanin, Vlorën? Së pari është e kanabizuar. Së dyti si mund të përballet qeveria me bandat kur ministri është vëllau i kryebanditit të Vlorës, kur kryeministri flet gjithë ditën me bandat në telefon.

Pse kryeministri flet në telefon me to? Ai është mbështetësi i tyre. Ndaj dhe thirrja është për qytetarët: Ta rrëzojmë qeverinë me çdo çmim. Kur vjen problemi, çdo durim ka një kufi, çdo çmim është i leverdishëm për të çliruar shqiptarët nga ky regjim që po i shfaros dhe po i degdis nëpër botë dhe po i shtyp e poshtëron njëlloj si në diktaturë” – tha Berisha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI