Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Mesazhi i Tan Hoxhes për kolegen Lala: E kuptuam me kë kemi të bëjmë...

Lapsi.al 30 August 2018
Mesazhi i Tan Hoxhes për kolegen Lala: E kuptuam me kë kemi të

Edhe gazetari Artan Hoxha ka reaguar për sulmin me armë në banesën e prindërve të gazetares Klodiana Lala. Përmes një postimi në Facebook ai shpreh solidaritet me kolegen e tij, bashkëpunëtore prej vitesh në News24 ndërsa zbulon se ky nuk është kërcënimi i parë që i bëhet asaj.

“Nuk ka asnje dyshim se breshëria e kallashnikovit qe ka terrorizuar dje ne mesnate familjen e koleges Klodiana Lala ka lidhje me detyren e saj si gazetare dhe si reportere e shkëlqyer terreni… Mesazhi eshte i qarte, vija e kuqe nuk duhet shkelur, nga reporteret e terrenit.

Nuk eshte hera e pare qe e kane kercenuar. Perkundrazi, per me shume se nje dekade e gjysem qe punoj me te, jam deshmitare dhe kam qene ne krah te Klodit kur e kane kercenuar me dhjetera dhe me qindra here, me te gjitha format e mundeshme. Pavarsisht presionit te pashembullt Klodi i ka perballuar si asnje femer gazetare qe njoh ne kete vend” – shkruan ndër të tjera Hoxha.

“Pak javë më parë i keshillova koleget e mi publikisht, sidomos ata te terrenit, qe te bejne kujdes. Krimi, ai i rrugës, i organizuar, i lidhur me politiken apo me shtetin eshte bere me i fuqishëm se kurre. Ka dale jashtë kontrollit dhe nuk ia ben syri terr para askujt.

U kerkova me keqardhje te raportojne deri aty ku nuk rrezikojnë jetën e tyre dhe te familjeve te tyre. Sepse ne kete vend nuk ia vlen te rrezikosh me shume. Nuk kemi nevoje per dëshmorë ne varreza, kemi boll, na duhen heronj te gjalle” – shkruan Hoxha në mesazhin tij të gjatë duke e mbyllur: “Ju kuptuam QARTE zoterinj kriminele. Nuk na late fije dyshimi se me ke kemi te bejme…” ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI