Flash

Shantazhi i gjyqtarit të Strasburgut/ Prokuroria sekuestron audiopërgjimin Biba-Bianku

Lapsi.al 29 August 2018
Shantazhi i gjyqtarit të Strasburgut/ Prokuroria sekuestron

Prokuroria e Tiranës ka vendosur të sekuestrojë materialin bruto të bisedës mes gjyqtarit të Strasburgurt Ledio Bjanku dhe nënkryetarit të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve Denar Biba. Vendimi erdhi pas nisjes së hetimeve nga prokuroria nën akuzën e ndikimit të paligjhshëm të personave që ushtron funksione publike. Prokuroria më pas do të vendosë për të vijuar me veprimet e tjera hetimore, ku nuk përjashtohet edhe pyetja e dy protagonistëve Biba dhe Bjanku për të dhënë shpjegime .

Një ditë më parë në media u publikua audiopërgjimin duke pretenduar se nën kryetari i KQZ Denar Biba, në emër të sekretarit të përgjithshëm të Kryeministrisë Engjëll Agaci ka shantazhuar gjyqtarin përfaqësues të Shqipërisë ne Gjykaten e Strasburgut, për të mbyllur problemin e pronave.

Biseda është bërë në 2014. Vetë Biba në një prononcim për mediat pranoi se kishte bërë bisedën por tha se e vërteta e metaforës së trenit nuk është ashtu siç është intepretuar si shantazh ndaj gjyqtarit që ky i fundit të bllokojë çështjet e pronave në Strasburg.

Pak orë pas publikimit të videos Kreu i PD-së, Lulzim Basha doli në një deklaratë për median ku e quajti 'akt të mirëfilltë mafioz" dhe i kërkoi prokurorisë nisjen e hetimeve menjëherë. Të njëjtën kërkesë pati edhe kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI