Flash

Policia e Kosovës prangos 17 persona të dyshuar për prostitucion

Lapsi.al 29 August 2018
Policia e Kosovës prangos 17 persona të dyshuar për prostitucion

Policia e Kosova ka zhvilluar një aksion të gjerë, që përfshinë tre rajone të Kosovës.

Në aksionin që u zhvillua ditën e djeshme, 17 persona kanë përfunduar në pranga si të dyshuar për kryerjen e veprës penale të marrjes me prostitucion.

Njoftimi i policisë së Kosovës

Njësia për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore (NjHTQNj)-Prishtinë, pas një hetimi paraprak, me datë 28.08.2018 ka zbatuar një plan taktik ku ka arrestuar 14 (katërmbëdhjetë) të dyshuar. Tre (dy femra dhe një mashkull) të dyshuar, janë arrestuar për përfshirje në Veprat Penale: ,,Mundësim ose Detyrim në Prostitucion’’ dhe ,,Ofrim i lokaleve për Prostitucion’’, kurse 11 (njëmbëdhjetë) të dyshuar të tjerë, për ,,Marrje me Prostitucion”. Lidhur me rastin është njoftuar prokurorja kujdestare, me aktvendim të saj, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt. Po ashtu, më 28.08.2018 NjHTQNj-Ferizaj, pas një hetimi të bërë, ka arrestuar një të dyshuar për përfshirje në veprën penale “Mundësim dhe Detyrim në Prostitucion”. Në konsultim me prokurorin e rastit të Prokurorisë Themelore Ferizaj, i dyshuari lirohet ndërsa lënda shkon në procedurë të rregullt.Më 28.08.2018, NjHTQNj-Gjilan, ka arrestuar dy persona të dyshuar, për shkak të dyshimit të bazuar për ,,Marrje me Prostitucion”.Personat e arrestuar, pas kompletimit të rastit janë dërguar me procedurë të shpejtë në Gjykatën Themelore në Gjilan.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI