Flash

Video/ Minierë 50 metra nga banesat, protestë në Memlisht, ndërhyn dhunshëm policia

Lapsi.al 29 August 2018
Video/ Minierë 50 metra nga banesat, protestë në Memlisht,

Banorët e fshatit Memlisht në Pogradec kanë kontestuar fillimin e punimeve për shfrytëzimin e minierës së hekur-nikelit, pasi, sipas tyre, u rrezikohen banesat.

25 banesa me certifikatë pronësie, të cilat ndodhen vetëm pak metra në distancë nga zona ku firma “Delta Star” synon të zhvillojë aktivitetin për nxjerrjen e mineralit, rrezikojnë të dëmtohen, sipas banorëve.

Firma ka arritur të sigurojë lejen e shfrytëzimit dhe është autorizuar që të punojë në një distancë prej vetëm 48 metrash nga shtëpitë, ndërsa banorët kontestojnë punimet pasi në banesat e tyre ka ende gjurmë të dëmtimeve nga aktiviteti i mëparshëm i shfrytëzimit të minierës.

Banorët, mes të cilëve edhe ish-minatorë, tregojnë se përdorimi i lëndëve plasëse është një rrezik potencial jo vetëm për banesat, por edhe për jetët e tyre.

Në momentin kur nga ana e firmës është bërë përpjekja për të nisur punimet ata e kanë kontestuar, duke u konfrontuar fizikisht edhe me policinë. Dy prej banorëve janë shoqëruar, ndërsa një grua ka mbetur e dëmtuar fizikisht.

Banorët shprehen të vendosur për të mos lejuar fillimin e punimeve, ndërsa apelojnë për zgjidhjen e kësaj situate./ TCh

https://www.youtube.com/watch?time_continue=77&v=YerEmkzJQgg

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI