Flash

Goditi ministrin grek, arrestohet 23-vjeçari shqiptar pas 5 vitesh për sulmin

Lapsi.al 29 August 2018
Goditi ministrin grek, arrestohet 23-vjeçari shqiptar pas 5 vitesh

Policia greke identifikon 5-vjet me pas shtetasin shqiptar që sulmoi ministrin e sotëm të Mbrojtjes së Greqisë, Panos Kamenos.

Në vitin 2013, gjatë një marshimi në kujtim të viktimës së Agimit të Artë, Pavlos Fisas, shtetasi shqiptar qëlloi politikanin grek dhe u largua me shpejtësi. Shqiptari është në arrest nga policia greke.

Ngjarja ndodhi me 18 shtator 2013 në Keracini, ndërsa sot shqiptari është 23 vjeç. Një grup personash sulmuan eskortën e ministrit Kamenos, në një marshim antifashist në kujtim të këngëtarit të vrarë grek Pavlos Fyssas. 23-vjeçari shqiptar ishte pjesë e grupit të personave që sulmuan ministrin Kamenos.

Shqiptari e goditi me grushta Kamenos dhe i dëmtoi dhe makinën me armë të ftohta. Kamenos pësoi lëndime të vogla.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI